Fondet e BE për zhvillimin lokal, Elbasani përfitues për turizmin dhe mjedisin

Elbasani renditet ndër qarqet më përfituese nga fondet e Bashkimit Europian në kuadër të Programit IPA konkretisht atij të Bashkëpunimit Ndërkufitar Shqipëri - Maqedonia e Veriut 2021–2027.
Duke folur mbi rëndësinë e këtij programi, deputetja e Partisë Socialiste, Sara Mila u shpreh se Qarku i Elbasanit është një nga zonat që përfiton më shumë nga bashkëpunimi ndërkufitar.
“Për qytetarët e Qarkut të Elbasanit është një lajm shumë i mirë pikërisht Programi IPA për Bashkëpunimin Ndërkufitar Shqipëri – Maqedonia e Veriut 2021–2027, ku Elbasani është një nga qarqet më përfitues. Ka nisur puna që prej nëntorit të 2025, por pritet që të shtrihet edhe në vijim. Të paktën për qarkun e Elbasanit do të thotë turizëm i qëndrueshëm, mbrojtje e mjedisit, turizëm natyror dhe kulturor. Më së shumti preken zonat rurale dhe promovimi i tyre. Kjo do të thotë më shumë punë për bujtinat, guida lokale dhe artizanët që i kemi të shumtë dhe produktet që ata kanë janë dhe të një kategorie tejet cilësore. Kjo i promovon dhe i ndihmon ata direkt”, u shpreh deputetja.
Sipas saj, informimi i komuniteteve lokale mbi mundësitë që ofron programi është kyç, në mënyrë që përfitimet të shtrihen edhe më gjerë në të ardhmen. Përfitimet pritet të ndihen veçanërisht në zonat rurale, duke krijuar më shumë mundësi punësimi dhe zhvillimi të qëndrueshëm.
Programi IPA synon të mbështesë ekonominë lokale, bizneset e vogla dhe familjare, turizmin natyror dhe kulturor, si edhe forcimin e shërbimeve publike vendore dhe mbrojtjen nga përmbytjet dhe zjarret. Aktualisht, dy projekte kanë nisur zbatimin në Elbasan dhe Peqin, të fokusuara në zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm dhe mbrojtjen e mjedisit. Ndërkohë, bashkitë e Qarkut të Elbasanit, Elbasan, Belsh, Cërrik, Gramsh, Librazhd, Peqin dhe Përrenjas, kanë mundësi të përfitojnë fonde evropiane për projekte zhvillimi, me një financim deri në 85% nga Bashkimi Europian.
Miratohet Kadastra Fiskale, Bashkitë do administrojnë taksën mbi ndërtesën që nga 10 shkurti 2026 (VENDIMI I PLOTË)
Në mbledhjen e sotme Këshilli I Ministrave ka miratuar vendimin “Për krijimin e bazës së të dhënave shtetërore “Regjistri Qendror i Bazës së të Dhënave të......
Cental fotovoltaik në Kavajë, Qeveria miraton projektin me fuqi të instaluar 95 megavat
Në mbledhjen e saj të fundit qeveria ka dhënë miratimin e ndërtimit të centralit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike dhe veprave ndihmëse në Synej......
Vendimi i Qeverisë, 377 milionë lekë shtesë për shpronësimet e Hekurudhës Durrës–Tiranë–Rinas
Qeveria ka miratuar ndryshime dhe shtesa në vendimin për shpronësimet e pronarëve të pasurive të paluajtshme që preken nga projekti i rehabilitimit të linjës......
ExportON 2026, Salla: Synojmë që në 2030 të kemi 1 miliard USD eksporte bujqësore
Ministri i Bujqësisë tha në prezantimin e platformës EksporOn se dikasteri I tij ka si synim që deri në vitin 2030 të kemi 1 miliard USD eksporte bujqësore.......
Ibrahimaj: Eksportet dhe prodhimi vendas, në qendër të modelit të ri të zhvillimit ekonomik
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, në prani të Kryeministrit Edi Rama, mori pjesë në konferencën “Eksport On”, ku prezantoi vizionin......
ExportOn 2026, Rama: Prodhimet ‘Made in Albania’ pasaportë për në BE, mbështesim eksportet
Kryeministri Edi Ramna ishte sot në prezantimin e platformës ExportOn, ku premtoi mbështetje për eksportuesit dhe kërkoi përshtatjen e këtij sektori me......
Fushatë ndërgjegjësuese për mbrojtjen e të dhënave personale në shkolla - Komisioneri: Mbrojtja e të dhënave, investim për të ardhmen
Në ditën Ndërkombëtare të Mbrojtjes së të Dhënave, nxënës së Shkollës së Kuqë në Tiranë vizituan Zyrën e komisionerit për të mësuar më shumë mbi mbrojtjen e......
Besmir Beja në krye të Doganave - Këshilli i Ministrave miraton ndryshime në drejtimin e institucioneve shtetërore
Në mbledhjen e zhvilluar sot, Këshilli i Ministrave ka miratuar një seri emërimesh dhe lirim nga detyra në krye të disa strukturave shtetërore. Ndryshimet......


