Fondacioni Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit, Presidenti Begaj takim me Granoff: Projektet tuaja modele suksesi

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, priti sot në një takim Kryetarin e Bordit të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit, z. Michael Granoff si dhe drejtuesit ekzekutive të AADF-së.
Takimi u fokusua në projektet më të fundit të këtij fondacioni, që synojnë zhvillimin e sektorit të bujqësisë, turizmit, arsimin e femijëve në fushën e inteligjencës artificiale, si edhe lidhjes së komunitetit të kërkuesve shkencorë të Diasporës me institucionet shqiptare.
Në takim u vlerësua bashkëpunimi i AADF-së midis akademikëve shqiptarë në Diasporë dhe institucioneve të arsimit të lartë në Shqipëri përmes “READ Fellowship”, si edhe projektet për ruajtjen e trashëgimisë kulturore, promovimin e turizmit dhe zhvillimin ekonomik në dobi të sipërmarrësve dhe qytetarëve shqiptarë.
Kreu i Shtetit vlerësoi kontributin jetëgjatë të këtij fondacioni, i cili ka dhënë rezultate të prekshme në shumë fusha të zhvillimit të vendit dhe që vijon këtë traditë aktualisht me 37 projekte në të gjithë sektorët me ndikim thelbësor në avancimin e këtij zhvillimi.
Presidenti i Republikës përgëzoi zotin Granof për nismën “TOKA”, e cila synon zhvillimin e sektorit bujqësor në Shqipëri në linjë me standardet e Bashkimit Evropian dhe ato amerikane.
“Sektori i bujqësisë ka nevojë të rrisë produktivitetin dhe konkurrueshmërinë, standardet e cilësisë dhe sigurinë ushqimore”, - theksoi Presidenti i Republikës, e në këtë aspekt projekti i Fondacionit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit sjell përmes ekspertizës dhe investimit një mbështetje për zhvillimin e fshatit dhe gjenerimin e të ardhurave.
Presidenti Begaj falënderoi krerët e fondacionit për arritjen e përfshirjes në UNESCO në një kohë relativisht të shkurtër në sajë të ekspertizës së thelluar të vlerave tona kombëtare, si: “Xhubleta” dhe “Lahuta”.
Kreu i Shtetit vlerësoi, gjithashtu, nismat ambicioze për të shtuar në Listën e Trashëgimisë Kulturore të UNESCO-s edhe elemente të tjera, siç janë: “Dollia”, “Moti i Madh”, “Plisi” dhe Festivali Folklorik Kombëtar i Gjirokastrës, të cilat janë tashmë pjesë e Regjistrit tonë Kombëtar të Trashëgimisë.
“Projektet tuaja janë të prekshne, të vlerësuara nga shqiptarët dhe institucionet. Rezultatet e tyre mund dhe duhet të shërbejnë si modele suksesi për t’u ndjekur”, - theksoi Kreu i Shtetit gjatë takimit me drejtuesit e Fondacionit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit.
Programi i Vetëpunësimit, shpallet thirrja për 2026, ministrja Ibrahimaj: Aplikoni, aplikoni, aplikoni!
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, prezantoi shpalljen e thirrjes për vitin 2026 të Programit të Vetëpunësimit, një nga instrumentet......
“Konflikti në Lindjen e Mesme, efekte kalimtare në ekonomi”, Sejko: Kujdes për pasiguritë e së ardhmes
Banka e Shqipërisë ka vendosur të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit, duke konfirmuar një qëndrim të kujdesshëm të politikës monetare në kushtet e......
Shkollat profesionale, bashkëpunim me biznesin - Xibraku: Profilet hartohen bazuar tek kërkesat e tregut, interes i lartë
Dinamika e tregut të punës vitet e fundit po ndryshon me ritme të shpejta, gjë që ka ndryshuar edhe orientimin e të rinjve dhe qasjen e tyre në......
A janë gati strukturat turistike për kontrollet tatimore? - Sinojmeri: Duhet të jenë në sinkron me ligjet e shtetit shqiptar
Strukturat turistike në vend po përballen me një fazë të re kontrollesh nga administrata tatimore. Drejtoria e Tatimeve ka prezantuar një plan sektorial për......
Qeveria, marrëveshje me AADF për arsimin - Rama: Standard ekselence nga Cambridge
Ministrisë së Arsimit ka nënshkruar një marrëveshje me Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim për modernizimin e sistemeve të vlerësimit në Agjencinë e......
Sa po kushton të zbulosh rivierën shqiptare? Çmimet rriten lehtë, por vendi mbetet ndër destinacionet më ekonomike në rajon
Eksplorimi i natyrës dhe bukurisë shqiptare po kthehet gjithnjë e më shumë në një nga arsyet kryesore pse turistët vendas dhe të huaj zgjedhin Shqipërinë si......
Rritet aktiviteti në bursën shqiptare të energjisë - Volumet e tregtimit në ALPEX u 2-fishuan në janar-mars 2026
Bursa shqiptare e energjisë elektrike, ALPEX, ka shënuar një rritje të ndjeshme të volumit të tregtimit gjatë 3 - mujorit të parë të vitit 2026, duke......
Tatimet mbledhin 408 milionë euro në Prill - Tejkalojnë planin me 12 milionë euro. Ndikim, antiinformaliteti
Administrata tatimore ka rritur ndjeshëm të ardhurat gjatë muajit Prill 2026. Referuar të dhënave paraprake të publikuara nga ky institucion, gjatë muajit që......


