Fondacion që fuqizon artizanët - “CulturAlb” do të promovojë edhe identitetin kulturor shqiptar
Në mbledhjen e fundit Këshilli i Ministrave miratoi vendimin e krijimit të fondacionit “CulturAlb”. Burime zyrtare nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, i bënë me dije SCAN TV se, kjo është një nismë kombëtare që do të zhvillojë industrinë e suvenireve kulturore dhe do të ringjallë mjeshtërinë tradicionale shqiptare. Sipas burimeve, Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, si themeluese, po vijon procesin e miratimit dhe regjistrimit në gjykatë, që fondacioni të nisë së shpejti veprimtarinë e tij.
“CulturAlb” vendos në qendër artizanët, krijuesit, dizajnerët dhe prodhuesit vendas, duke u hapur rrugë për prodhim, ekspozim, promovim dhe tregtim brenda dhe jashtë vendit. Tashmë pritet që produktet me motive autentike shqiptare të marrin formë të re në pazaret historike, destinacionet turistike, ekspozita dhe dyqanet e suvenireve.
Duke bashkuar traditën me dizajnin bashkëkohor, fondacioni synon të krijojë një markë të dallueshme shqiptare dhe të rrisë praninë tonë kulturore në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.
Ky vendim duket se përmbyll iniciativat e tjera të Ministrisë së mëparshme të Ekonomisë Kulturës dhe Inovacionit, që ofroi mundësinë e mbështetjes financiare për artizanët dhe zejtarët, duke synuar forcimin dhe zhvillimin e veprimtarive që kontribuojnë në promovimin e artizanatit dhe trashëgimisë kulturore në Shqipëri.
Fondi total i mbështetjes për vitin 2025 ishte 30 milionë lekë.

Sanksionet amerikane “godasin” Serbinë - Mbaron afati i marrëveshjes për kompaninë e naftës NIS, në pronësi ruse
Kompania serbe e naftës NIS (Naftna Industrija Srbije), e cila është në pronësi të pjesshme të Rusisë, njoftoi se nuk ka arritur të sigurojë një tjetër......

Impiant diellor 50 MWp në Belsh nga KESH - Qeveria miraton marrëveshjen e garancisë për kredinë 30 mln euro nga BERZH
Këshilli i Ministrave ka miratuar projektligjin për marrëveshjen e garancisë me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), i cili i hap rrugë......

1 muaj nga zgjedhjet në 6 bashki - Diaspora nuk voton. 992 mijë votues, nis procedura për hartimin e listave
Një muaj nga sot, në Shqipëri do të mbahen zgjedhjet e pjesshme vendore në 6 bashki të vendit. Të dhënat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, referuar......

SHBA “tkurr” fondet e OKB - Organizata do të shkurtojë 25% të forcës globale paqeruajtëse, 15% të buxhetit
Organizata e Kombeve të Bashkuara do të nisë shkurtimin e forcave dhe operacioneve të saj të paqeruajtjes, duke detyruar mijëra ushtarë të tërhiqen nga zonat......

Forcohet sërish Dollari amerikan – Dobësohen Franga dhe Paundi!
Dollari amerikan ka regjistruar sërish edhe këtë mëngjes një rritje të lehtë të vlerës në raport me një ditë më parë duke u blerë sot me 82.6 lekë dhe duke u......

Qeveria, 1.2 mld lekë për kompensimin e pronarëve - 435 qytetarë fitojnë të drejtën e blerjes së truallit
Këshilli i Ministrave miratoi kompensimin financiar të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, për sipërfaqet takuese të zëna nga ndërtimet e......

Parlamenti gjerman rrëzon ligjin për nënshtetësi të shpejtë - Propozimi u përkrah nga qeveria dhe partia më e madhe opozitare
Bundestagu votoi për të hequr një ligj që lejonte përfitimin e nënshtetësisë gjermane përmes një procedure të përshpejtuar, një masë e miratuar nga qeveria e......

"Kemi një prej mureve më të mira mbrojtëse kibernetike mes vendeve të NATO-s" - Rama: Ndër të parët që kombinuam sigurinë me inteligjencën artificiale
Gjatë fjalës së tij në Konferencën e tretë të Mbrojtjes Kibernetike të Natos-s që po zhvillohet në Tiranë, Kryeministri Edi Rama u shpreh: “Duhet të kemi......