Shqipëria Postuar më 1 Gusht 2026, 10:17

Fond për eficiencën e energjisë/ Financim i dedikuar për rinovimin e banesave të familjeve në varfëri energjetike

Nga Ola Mitre

Fond për eficiencën e energjisë/ Financim i dedikuar për

Krijimi i një mekanizmi të dedikuar financimi për përmirësimin e eficiencës së energjisë në banesat e familjeve që jetojnë në varfëri energjetike. Masa parashikohet në Planin Kombëtar të Veprimit për Varfërinë Energjetike 2026–2030, i cili synon të zhvendosë fokusin nga mbështetja vetëm për pagesën e faturave të energjisë drejt investimeve që ulin konsumin dhe kostot në afatgjatë.

Sipas dokumentit, do të krijohet Fondi Kombëtar i Eficiencës së Energjisë, i cili do të mbështesë financiarisht familjet e identifikuara si në varfëri energjetike. Financimi synon të mbulojë ndërhyrje për përmirësimin e performancës energjetike të banesave, duke përfshirë izolimin termik të mureve dhe çative, zëvendësimin e dyerve dhe dritareve, modernizimin e sistemeve të ngrohjes, si edhe masa të tjera që reduktojnë humbjet e energjisë.

Plani parashikon gjithashtu mbështetje për zëvendësimin e pajisjeve të vjetra me konsum të lartë energjie me pajisje më efikase, si dhe nxitjen e përdorimit të burimeve të rinovueshme të energjisë në banesa, kur këto janë teknikisht dhe ekonomikisht të përshtatshme. Krahas investimeve, familjet do të përfitojnë edhe këshillim dhe asistencë për mënyrat e kursimit të energjisë.

Prioritet në përfitimin e mbështetjes do të kenë familjet e identifikuara në Regjistrin Kombëtar të Varfërisë Energjetike, ndërsa masat do të koordinohen me Planin Kombëtar të Rinovimit të Ndërtesave dhe programet ekzistuese të eficiencës së energjisë.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat