Fond i dedikuar për mirëmbajtjen e rrugëve - Drafti: Të ardhurat do sigurohen nga tarifa rrugore dhe infrastruktura e karikimit

“Krijimi i një fondi të dedikuar për mirëmbajtjen e rrugëve, i cili do të financohet përmes tarifave të përdoruesve”. Ngritja e këtij mekanizmi është parashikuar në draft-Stategjinë Sektoriale të Transportit dhe Planit të Veprimit 2030, ndërsa synon të garantojë financim të qëndrueshëm për rrjetin rrugor TEN-T, në një kohë kur kostot e mirëmbajtjes janë në rritje dhe buxheti publik mbetet i kufizuar.
Sipas dokumentit, fondi do të mbështetet në parimin “përdoruesi paguan”, duke përfshirë tarifa rrugore dhe potencialisht edhe të ardhura nga infrastruktura e karikimit të mjeteve elektrike. “Kjo qasje është në përputhje me direktivën Eurovignette dhe rregulloren evropiane për infrastrukturën e karburanteve alternative”, - thuhet në draft.
Krijimi i këtij fondi lidhet drejtpërdrejt me zbatimin e Sistemit të Menaxhimit të Infrastrukturës Rrugore (RAMS), i cili synon të sjellë një menaxhim më të strukturuar dhe të bazuar në të dhëna për rrjetin rrugor. Përmes këtij sistemi, institucionet do të kenë një pasqyrë të plotë mbi gjendjen e rrugëve, trafikun dhe nevojat për ndërhyrje, duke mundësuar planifikim më efikas të investimeve.
Paralelisht, parashikohet miratimi i një programi shumëvjeçar mirëmbajtjeje (5 vjet) për TEN-T, duke zbatuar kontrata mirëmbajtjeje të bazuara në performancë, si dhe reformimi i ARRSH-së dhe rritja e kapaciteteve teknike për përdorimin dhe mirëmbajtjen e RAMS.
Lehtësohen kreditë konsumatore për qytetarët - Bankat mbeten “konservatore” për biznese. Pritet më shumë financim në tremujorin e dytë
Bankat në Shqipëri nuk kanë ndryshuar kushtet për kreditimin e bizneseve në fillim të vitit 2026, ndërsa për qytetarët është bërë më e lehtë marrja e kredive......
Lehtësohen xhepat e qytetarëve - Ulen çmimet e prodhimeve bujqësore
Pas një rritjeje të fortë që u reflektua në mënyrë të drejtpërdrejtë në shportën e konsumatorit para pak javësh, çmimet e fruta-perimeve në tregjet e vendit......
Personat me aftësi të kufizuara, drejt tregut të punës - Kroj: Pavarësia ekonomike i bën të ndihen të përfshirë dhe të barabartë
Integrimi në tregun e punës i personave me aftësi të kufizuara është një nga elementët më të rëndësishëm të planit kombëtar të veprimit 2026-2030, të nxjerrë......
Kthimi nga investimi i qirave arrin deri në 6.4%/ Cilat janë zonat më fitimprurëse në Tiranë dhe bregdet?
Një ndër format e investimeve që shumë njerëz zgjedhin të bëjnë është edhe blerja e pronave për qira, duke marrë kështu një pjesë të parave të cilat kthejnë......
Digjitalizimi i ekonomisë në Shqipëri mbetet i pjesshëm - Bizneset adoptojnë ngadalë teknologjitë e reja, ndërsa përdorimi i IA është ende i kufizuar
Shqipëria po përparon në përdorimin e internetit dhe infrastrukturën digjitale, por mbetet pas në aftësitë digjitale dhe në përdorimin e teknologjisë nga......
Malaj në SHBA: Ekonomia shqiptare e qëndrueshme, menaxhimi i kujdesshëm fiskal ka forcuar financat publike
Ministri i Financave, Petrit Malaj, mori pjesë në Takimet e Pranverës të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Grupit të Bankës Botërore, të cilat u zhvilluan në......
Çfarë blen Shqipëria nga gjigantët e eksporteve botërore? Nga makinat dhe pajisjet industriale, te karburantet dhe produktet farmaceutike
Dhjetë ekonomitë që dominojnë eksportet globale janë edhe ndër furnizuesit kryesorë të mallrave që hyjnë në tregun shqiptar. Sipas të dhënave të përpunuara......
Sa është shkalla e punësimit në Shqipëri? Krahasuar me të dhënat e eurostat, renditemi pranë mesatares europiane
Sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat, tregu i punës në Bashkimin Evropian ka arritur një rekord të ri në vitin 2025. Plot 76.1% e popullsisë në moshë......


