Shqipëria Postuar më 13 Shkurt 2025, 12:36

FMN vlerëson pozitivisht Doganat, rritje të konsiderueshme e të ardhurave

Nga Scan TV

FMN vlerëson pozitivisht Doganat, rritje të konsiderueshme e të

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka vlerësuar me nota të larta progresin e Administratës Doganore që për vitin 2024, siç citon FMN, “solli arritje të konsiderueshme në vjeljen e të ardhurave për mallrat e akcizës”.

Sipas raportit të asistencës teknike për Administratën Doganore, treguesit kryesorë përfshijnë:

  •Rritje 3 për qind e peshës së produkteve të importuara.
  •Rritje 9,3 për qind e totalit të tatimeve të vjela.
  •Rritje 8,1 për qind e detyrimeve të akcizës, nxitur nga ndryshimet legjislative në nivelet e tatimit për produktet kryesore.
  •Rritje 8,7 për qind e vjeljes së TVSH-së.


Gjatë këtij misioni, eksperti punoi ngushtë me drejtuesit e DPD-së, përfshirë z. Genti Gazheli, Drejtor i Përgjithshëm dhe pati diskutime edhe me zyrtarë të DPD-së të specializuar në analizën e rreziqeve, kontrollin aposteriori, operacionet e drejtorisë së akcizës etj.

Rezultatet e misionit synojnë të mbështesin drejtpërdrejt përgatitjen e një plani realist për përmirësimin e përmbushjes së detyrimeve të akcizës për vitin 2025, për ta fuqizuar më tej kapacitetin DPD-së për të realizuar planin e të ardhurave dhe për të zbatuar në mënyrë efektive Strategjinë Afatmesme të të Ardhurave.

Ekspertët e FMN shprehënn mirënjohjen drejtuesve dhe punonjësve të DPD-së për angazhimin e tyre aktiv, për shkëmbimin e njohurive dhe për pyetjet konstruktive, çka pasqyron angazhimin e tyre të fortë për përmirësimin e administrimit doganor.

Sipas raportit, DPD ka bërë hapa të mëdhenj sa i takon përmirësimit të kuadrit të administrimit të rreziqeve, me përditësime vjetore të profileve të rrezikut dhe mbikëqyrjes strategjike nga ana e Komitetit të Menaxhimit të Riskut.

Live TV

Të fundit
Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......