FMN: Regjimi i lirë i kursit të këmbimit, zgjedhja e duhur - Shefja e Misionit në takim me Guvernatorin Sejko, vlerëson politikën monetare të BSH
Fondi Monetar Ndërkombëtar ka vlerësuar zgjedhjen e Bankës së Shqipërisë për të mbajtur një regjim të lirë të kursit të këmbimit.
Së fundmi, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ka zhvilluar një takim me misionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar, të kryesuar nga Anke Weber, shefe e Misionit për Shqipërinë.
Qëllimi i vizitës së Misionit në Shqipëri është mbajtja e bisedimeve me autoritetet shqiptare në kuadër të kapitullit 4 mbi lëvizjen e kapitalit të legjislacionit evropian, për të cilën Banka e Shqipërisë do të udhëheqë procesin e përafrimit me Bashkimin Evropian.
Guvernatori Sejko i njohu bashkëbiseduesit me zhvillimet më të fundit në ekonominë vendase, ku theksoi se treguesit kryesorë të stabilitetit ekonomik, monetar e financiar të saj, janë në një trend pozitiv zhvillimi.
Përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar shprehën vlerësimin për politikën monetare të ndjekur nga Banka e Shqipërisë dhe për kontributin e rëndësishëm të saj në stabilitetin monetar e financiar. Gjithashtu, ata nënvizuan edhe rolin pozitiv që ka pasur regjimi i lirë i kursit të këmbimit në amortizimin e goditjeve dhe theksuan nevojën e vijimit të tij në të ardhmen.
Zyrtarët e FMN-së vlerësuan pozitivisht punën e vazhdueshme mbikëqyrëse e rregullatore të Bankës së Shqipërisë, si dhe ndikimin e saj në treguesit pozitivë të sektorit bankar.
Në një regjim të lirë, vlera e lekut kundrejt valutave të huaja përcaktohet lirisht në tregun e këmbimit valutor. Luhatjet e kursit të këmbimit reflektojnë lëvizjen e lirë të mallrave e të kapitalit në shkëmbimet tregtare dhe financiare të Shqipërisë me partnerët e saj tregtarë.
Pa cenuar regjimin e një kursi të këmbimit të lirë, Banka e Shqipërisë mund të kryejë veprime në tregun valutor me objektiv përshtatjen e kursit të këmbimit me nivelin e përcaktuar nga faktorët bazë makroekonomike, shmangien e çrregullimeve dhe rritjen ose uljen e rezervës valutore.
Sondazh

Llogaritja e kredisë me laps e me letër - Tola: Me normën e re të interesit do kursejmë 300 mijë lekë në 20 vite
Nëse duam të marrim kredi 10 milionë lekë për të blerë një banesë, me normën e re të interesit 2.75% që nxorri banka qendrore e vendit, totali që do kursejmë......

Bosnja dyfishon pagën minimale - Qeveria ka vendosur të rrisë të ardhurat minimale në 614 euro
Federata e Bosnjës dhe Hercegovinës ka njoftuar një rritje të pagës minimale në 613,6 euro që nga janari 2025, duke synuar përmirësimin e kushteve të jetesës......

Reshje bore, nëntori në histori - Gjoni: Pritet të jetë dimri më i ftohtë në 5 vitet e fundit
I gjithë territori i vendit është përfshirë nga reshje shiu dhe ulje temperaturash, ndërsa në Alpe në lartësitë 1000-1200m ka patur reshje bore me intensitet......

Tetori me më shumë reshje në histori - Spanja regjistroi dyfishin e shirave në muajin e përmbytjeve vdekjeprurëse
Spanja ka regjistruar tetorin me më shumë reshje në histori, duke kulmuar me përmbytjet më vdekjeprurëse në dekadat e fundit në vend, sipas agjencisë......

Rrjet i ri elektrik në Radhimë – Orikum - Cilësia e furnizimit me energji në zonat turistike, investimi 5.3 mln euro
Rreth 5.3 mln euro është vlera e investimit që do të kryhet në zonën turistike Radhimë - Orikum për të rritur cilësinë e furnizimit me energjii elektrike.......

Si po transformohet industria e bimëve mjekësore? - Mungesa e fuqisë punëtore/ Nga “gjurmimi” në male tek kultivimi total
Në mungesë të fuqisë punëtore dhe sigurimit të bimëve të egra mjekësore, industria po mbështetet për përmbushjen e standardeve ndërkombëtare dhe......

Partneriteti për Qeverisjen e Hapur mbledh në Tiranë Ministrat e Rajonit - Pirdeni: Transparenca, integriteti dhe llogaridhënia faktorë kyç për në BE
Shqipëria mirëpriti për herë të parë takimin e Ballkanit Perëndimor për Partneritetin e Qeverisjes së Hapur. Ministrat që udhëheqin agjendën për qeverisjen e......

Ku fliten më shumë gjuhë të huaja në Shqipëri? Dominojnë meshkujt në të gjitha qarqet, përveç Tiranës
Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, si rezultat i Cens 2023, konstatohet se nga 2.4 milionë banorë, 91% e tyre flasin shqip si gjuhën e tyre amtare,......