Shqipëria Postuar më 10 Korrik 2026, 10:53

Fluturime të reja direkte nga Rinasi drejt Zvicrës e Bullgarisë/ Zyrih -Tiranë, 3 fluturime në javë. Rama: Zgjerimi sjell rritje të turizmit

Nga Alida Lula

Fluturime të reja direkte nga Rinasi drejt Zvicrës e Bullgarisë/

Rrjeti i destinacioneve të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës vazhdon të zgjerohet. Fluturimi mes Zyrihut dhe Tiranës do të operojë tre ditë në javë, çdo të martë, të enjte dhe të shtunë, duke ofruar më shumë mundësi udhëtimi për pasagjerët që udhëtojnë mes Shqipërisë dhe Zvicrës.

Kompania ajrore zvicerane e fluturimeve turistike me bazë në Zyrih, e cila operon me një flotë moderne avionësh Airbus A319 dhe A320 me shtimin e këtij fluturimi, zgjeron praninë e saj në Ballkan dhe u ofron pasagjerëve një tjetër mundësi fluturimi direkt mes Zvicrës dhe Shqipërisë.

Ndërkohë edhe Sofia i bashkohet rrjetit të destinacioneve të TIA, duke sjellë edhe më shumë mundësi udhëtimi për pasagjerët tanë dhe duke forcuar lidhjet mes Shqipërisë dhe Bullgarisë.

Fluturimet direkte do të operojnë çdo të martë, të enjte dhe të shtunë, duke e bërë udhëtimin drejt kryeqytetit bullgar më të lehtë se kurrë.

Shtimi i linjave të reja, sipas kryetares së Tur -Operatorëve Eva Rama, jo vetëm që ju vjen në ndihmë turistëve e emigrantëve, por dhe shtetasve shqiptarë që duan të udhëtojnë jo më transit, duke forcuar njëkohësisht lidhjet e udhëtimit mes vendeve të ndryshme dhe Shqipërisë.

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës vijon të zgjerojë rrjetin e partnerëve ajrorë dhe të ofrojë gjithnjë e më shumë mundësi udhëtimi për pasagjerët, duke forcuar pozicionin e Tiranës si një nga nyjet ajrore me dinamike në rajon.

Shqipëria 10 Korrik Edel Strazimiri

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan pas luhatjesh te vazhdueshme që regjistroi përgjatë tërë kësaj jave e ka mbyllur atë në vlera relativisht të qëndrueshme teksa është blerë......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat