Shqipëria Postuar më 13 Nëntor 2025, 11:01

Flota rrugore shqiptare po modernizohet - DPSHTRR: Janar-Tetor, rreth 83 mijë automjete të reja të regjistruara

Nga Ernilda Luzi

Flota rrugore shqiptare po modernizohet - DPSHTRR: Janar-Tetor, rreth 83

Tregu kombëtar i automjeteve po përjeton një zgjerim të dukshëm dhe të qëndrueshëm, duke reflektuar modernizimin e infrastrukturës rrugore si dhe rritjen e ndërgjegjësimit të qytetarëve për përdorimin e mjeteve të reja, të sigurta dhe më miqësore me mjedisin.

Sipas të dhënave të publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, gjatë periudhës janar- tetor 2025 janë regjistruar 82.814 mjete rrugore. Në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2019 është shënuar një rritje prej 99% dhe që interpretohet si një pasqyrë e qartë e transformimit pozitiv të tregut automotiv shqiptar.

Nga totali i mjeteve të regjistruara 67.603 janë autovetura, të cilat përfaqësojnë 81.6% të numrit të përgjithshëm të regjistrimeve, duke dëshmuar rritjen e kërkesës për automjete personale me sisteme të avancuara sigurie dhe ekologjike.

Ky zhvillim dinamik i tregut të automjeteve interpretohet si një tregues i drejtpërdrejtë i ritmit të modernizimit të flotës rrugore në vend dhe më afër standardeve bashkëkohore evropiane. Gjithashtu, pasqyron një frymë të re të orientimit qytetar drejt mjeteve më efikase, me konsum të reduktuar karburanti dhe ndikim më të ulët mjedisor.

Në të njëjtën kohë, ky trend pozitiv pritet të kontribuojë ndjeshëm në përmirësimin e sigurisë rrugore, ku gjatë periudhës janar- tetor të vitit 2025 janë larguar përfundimisht nga qarkullimi në të gjithë vendin 7.071 mjete.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat