Shqipëria Postuar më 6 Prill 2026, 10:41

Flota e mjeteve elektrike, në rritje - Në dy muajt e parë të vitit u regjistruan mbi 1.700

Nga Ernilda Luzi

Flota e mjeteve elektrike, në rritje - Në dy muajt e parë të

Flota e automjeteve elektrike në vend po rritet. Këtë e dëshmojnë dhe të dhënat që tregojnë një interes nga ana e qytetarëve për mjetet miqësore me mjedisin. Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, gjatë periudhës janar–shkurt 2026 janë regjistruar për herë të parë 1.712 mjete elektrike, duke shënuar një rritje prej 151% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025. Rritja prej 151% i referohet numrit total të automjeteve elektrike të regjistruara, që do të thotë se ato janë dyfishuar në raport me një vit më parë.

Nga ana tjetër, një tregues tjetër i rëndësishëm është pesha që këto mjete zënë në treg. Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, gjatë 2 muajve të parë të vitit 2026, automjetet All-Electric përbëjnë 51.6% të regjistrimeve të reja me zero kilometra. Pra, më shumë se gjysma e makinave të reja të regjistruara janë elektrike. Kjo përfaqëson një rritje me rreth 50% të totalit që zënë mjetet e reja krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025. Këto zhvillime konsiderohen si një hap i rëndësishëm drejt një flote rrugore më të gjelbër, më efikase në përputhje me objektivat për mbrojtjen e mjedisit dhe reduktimin e ndotjes.

Paralelisht, edhe standardi i i flotës po përmirësohet. Sipas të dhënave, 80.6% e mjeteve të reja të regjistruara gjatë kësaj periudhe i përkasin kategorisë Euro 5 e sipër, duke shënuar një rritje prej 13% krahasuar me vitin e kaluar. Kjo tregon se edhe mjetet që nuk janë elektrike po bëhen gradualisht më të pastra dhe më pak ndotëse.

Ky trend pozitiv tregon ndërgjegjësimin në rritje të qytetarëve rreth përfitimeve që ofron përdorimi i automjeteve elektrike, siç janë ndotja e reduktuar e ajrit, emetimet e reduktuara të karbonit dhe kostot më të ulëta të mirëmbajtjes.

Shtimi i automjeteve "të gjelbra" në rrugët e vendit konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt një sistemi transporti më të pastër, më efikas dhe më të qëndrueshëm, në përputhje me objektivat mjedisore dhe politikat e zhvillimit të gjelbër.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat