Shqipëria Postuar më 26 Janar 2026, 19:30

“Floririn merreni, hebrenjtë jo”, fjalët e Edi Ramës që ngritën në këmbë Parlamentin e Izraelit

Nga SCAN TV

“Floririn merreni, hebrenjtë jo”, fjalët e Edi Ramës

Në një seancë të posaçme, Kryeministri Rama iu drejtua parlamentit izraelit me një fjalim, pasi u prit me ceremoni shtetërore nga Kryeministri Netanjahu dhe kryeparlamentari Ohana. Teksa shprehu mbështetjen e Shqipërisë në luftën e Izraelit kundër terrorizmit të Hamas, Rama veçoi në marrëdhënien mes dy vendeve shpëtimin e hebrenjve në Luftën e Dytë Botërore.

Në fjalën e tij kryeministri Rama u ndal edhe tek shpëtimi i hebrenjve nga shqiptarët. “Gjatë holokaustit kur i dërguari nazist Herman Nojerbaher, kërkoi listën e hebrenjve dhe arin e tyre, përfaqësuesit tanë iu përgjigjën me një fjali që meriton të gdhendet në gur: Arin mund ta merrni, jo hebrenjtë! Ari ishte i tyre për ta marrë, hebrenjtë ishin tanët për ti mbrojtur. Kjo nuk është legjendë, kjo është Shqipëria, ku hebrenjtë nuk ju fshehën shoqërisë, por shoqëria i fshehu ata. Kur makineria më e frikshme e vdekjes që njerëzimi ka krijuar ndonjëherë mbërriti në tokën tonë, për shqiptarët e mbi të gjitha për shqiptarët muslimanë, që atëherë përbënin shumicën dërmuese, zgjidhja, zgjedhja ishte brutalisht e thjeshtë: Më mirë të vdesim se sa të dorëzojmë hebrenjtë tanë!”, tha Rama duke theksuar se Shqipëria është i vetmi vend që doli nga Lufta e Dytë Botërore me numrin më të madh të hebrenjve të strehuar.

“Shqipëria është i vetmi vend që doli nga lufta e dytë botërore me shumë hebrenj të strehuar brenda territorit të saj. Vi këtu pas Kuvendi miratoi vendimin për tu bërë pjesë e bordit të paqes dhe të bëjë Shqipërinë vend themelues të bordit të paqes që do të kontribuojë në këtë dritare mundësie të re për paqe për popullin e gazës dhe rajonin”, tha Rama.

Kryeministri tha se në Rripin e Gazës nuk mund të ketë paqe pa çarmatosjen e xhelatit Hamasit, duke shprehur mbështetjen e vendit tonë ndaj Izraelit.

“Më ka ardhur keq që shumë media e kanë përshkruar Gazën si burg në qiell të hapur, por kanë dështuar të sjellin në vëmendje kush është xhelati atje, fajtori është Hamasi dhe askush tjetër. Prandaj, derisa Hamasi të çarmatoset dhe të çmontohet, asnjë paqe nuk mund të zgjasë dhe nuk mund të arrihet”, tha Rama.

Shefi i qeverisë u ndal edhe tek Bordi i Paqes, ku Shqipëria do të ulet në tryezë me ftesë të Trump, duke thënë se vendi ynë do të japë kontributin e tij për paqen në Gaza.

“Vi këtu pas Kuvendi miratoi vendimin për tu bërë pjesë e bordit të paqes dhe të bëjë Shqipërinë vend themelues të bordit të paqes që do të kontribuojë në këtë dritare mundësie të re për paqe për popullin e gazës dhe rajonin”, tha Rama.

Para Ramës, fjalim mbajti kryeparlamentari Benjamin Netanyahu dhe lideri i opozitës Yair Lapid të cilët thanë “faleminderit Besës së shqiptarëve”.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat