Fleta e votimit “gjigande” për zgjedhjet e 11 majit - Celibashi: KQZ është e papërgatitur nëse 25 subjekte sjellin kandidatë
Për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, fleta e votimit do të jetë gjigande. Ndryshe nga zgjedhjer parlamentare të vitit 2021, kandidatët nuk do të jenë me numra, por është partashikuar të jenë të shkruar në listë me emër dhe mbiemër. Pikërisht, ky është skenari që sipas Celibashit, KQZ është e papërgatitur.
“Fleta e votimit për zgjedhjet parlamentare të 11 majit do të jetë gjigande, por vetë Celibashi thotë se KQZ është e papërgatitur nëse të 25 subjektet ja dalin të sjellin kandidatë. Përmasa e madhe e fletës së votimit shkakton edhe probleme edhe për dërgimin e saj me postë tek të gjithë emigrantët që janë regjistruar për të votuar. Pagesa do mbulohet nga buxheti i shtetit me një kosto 50 euro vajtje-ardhje.”
Kryekomisioneri Celibashi, njofton se në datat 8-16 prill do të përfundojë procesi i dërgimit të fletëve të votimit nga jashtë.
“Do të shohim si shkon procesi i regjistrimit e miratimit të listave shumëemërore. Nëse ky proces shkon normalisht ne midis fundit të javës së parë të prillit dhe javën e dytë të prillit do të dërgojmë fletët e votimit dhe dokumentacionin zgjedhor për votuesit nga jashtë. Pra synojmë që mes datës 8- 16 prill të përfundojmë procesin e dërgimit të fletëve të votimit nga jashtë. Në këtë mënyrë votuesit kanë kohë për të plotësuar dhe kthyer mbrapsht në KQZ. Deri në fund të javës tjetër do të kemi përfunduar procedurat që lidhen me operatorin e shërbimit postar.”
Sipas Celibashit, kostoja e shtuar e votimit nga jashtë është rreth 7.5 milionë euro.
Sondazh

BE vonon shkëputjen nga energjia ruse - Blloku, në pritje të një marrëveshjeje SHBA-Rusi për Ukrainën
Bashkimi Evropian do të shtyjë propozimin e shumëpritur për t'u dhënë fund lëndëve djegëse fosile dhe teknologjisë bërthamore të Moskës. Kjo vjen ndërsa......

Kanabisi në Shqipëri, shtrihet në 10 zona kadastrale - Përjashtohet Korça dhe Myzeqeja, cilat janë kriteret për kultivim
Qeveria ka miratuar zonat kadastrale në të cilat lejohet kultivimi i bimës së kanabisit për qëllime industriale. Vendimi i cili i hap rrugë kultivimit të......

Sa nxënës ka për një mësues në Shqipëri? Raporti në rënie për shkollat publike, por rritet për ato private
Në vitet e fundit, Shqipëria po përballet me një sfidë të rëndësishme në sistemin arsimor, rënien e numrit të nxënësve në shkolla. Sipas të dhënave të......

Pse administrata Trump po përgatit mbylljen e gati një duzinë konsullatash jashtë vendit?!
Departamenti Amerikan i Shtetit po përgatitet të mbyllë pothuajse një duzinë konsullatash që janë kryesisht në Europën Perëndimore në muajt e ardhshëm dhe po......

Tregtia me pakicë bie me 1.9% - Rënia më e theksuar se vendet e Bashkimit Europian
Tregtia me pakicë në Shqipëri ka shënuar një rënie të ndjeshme prej 1.9% në janar 2025, krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë. Ky zhvillim......

Si të përfitoni pagesa direkte në bujqësi? - Kriteret e reja/ Grupimet e fermerëve të favorizuar
Fermerët do të kenë mundësinë që së shpejti të aplikojnë për pagesa direkte nga skema e subvencioneve 2025. Vendimi i qeverisë përcakton kriteret e reja, ku......

OSHEE faturoi si dëm ekonomik 1.5% të energjisë së vjedhur - Penalizimi me “gjobë kilovatësh” për klientët e kapur në shkelje
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka mundur të faturojë një sasi të vogël vjedhjeve të energjisë. Sipas të dhënave zyrtare nga Enti Rregullator......

Kur do të hapen fondet e IPARD? - Ministria e Bujqësisë pret që “drita jeshile” të jepet në 2026
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, pret që “drita jeshile” për IPARD III të jepet në vitin 2026, duke u dhënë kështu mundësinë fermerëve të......