Shqipëria Postuar më 1 Mars 2026, 10:40

''Flasim'', Rama: Rritja ekonomike, shton aftësinë rishpërndarëse të shtetit për indeksim pagash

Nga Alida Lula


Pas miratimit këtë javë të një nga vendimeve, që kryeministri Rama e konsideroi si nga më të rëndësishmet dhe shtyllë kryesore të jetës së vendit, arsimin, ai lajmëroi
indeksime dhe rritje të vazhdueshme edhe në sektorë të tjerë. Në podkastin ''Flasim'', ai tha se Shqipëri po krijon mundësi të reja me rritjen ekonomike, dhe aq herë rritja e mundësive, do të kthehet në diçka e prekshme për njerëzit dhe jo vetẽm për pensionet dhe sistemin arsimor.


''Nga 1 janari, hyri në fuqi indeksimi me 2.5% i pagës bruto dhe për të gjithë punonjësit mësimorë dhe jo mësimorë të arsimit parauniversitar që nuk është vetëm kaq, por për kategoritë me pagë nga 58 mijë deri në 74 mijë lekë në muaj, aplikohet dhe një shtesë tjetër prej 3 mijë lekësh, që do të thotë që rritja e përgjithshme për këto kategori, arrin nga 4% deri në 5.17%.
 
Kjo është një risi në buxhetin e shtetit shqiptar, pra indeksimi i pagave, gjë që është aktuale në këtë pikë të bisedës për mësuesit, por nuk janë vetëm mësuesit, që përfitojnë nga ky indeksim gjë që ndodhte deri dje, vetëm për pensionistët, sepse ato ishin dje mundësitë. Sot, kjo Shqipëri ka mundësi të reja, sa herë ne të rrisim mundësitë, duke rritur ekonominë, aq herë rritja e mundësive do të kthehet në diçka e prekshme.

Dhe është e prekshme aktualisht për 36,390 punonjës të sistemit arsimor:
30,000 në arsimin parauniversitar,
1,500 në arsimin profesional,
4,890 në arsimin parashkollor dhe në konvikte
 
Me një efekt financiar të konsiderueshëm për buxhetin e shtetit, por tërësisht të merituar për njerëzit që përfitojnë dhe nuk është një shifër në tabelë, është një mesazh. Një mesazh i qartë se tanimë nuk jemi më në kohën kur duhet pritur me vite për të parë një rritje sado simbolike page, po jemi në kohën që rrisim ekonominë, rrisim mundësitë dhe rrisim aftësinë rishpërndarëse të shtetit. Dhe është një mesazh për punën e mësuesit, për punën e edukatorit, psikologut, punonjësit social dhe çdo punonjës të sistemit arsimor, se ne jemi pranë tyre dhe do të vazhdojmë të mbështesim dhe përsëris, sa herë të kemi një mundësi, ajo mundësi e re do të jetë një mundësi për ta, për rritjen e mirëqenies së tyre''- tha Rama.

Shqipëria 1 Mars Scan TV

Dogana bllokon 1 ton mjaltë pa dokumentacion

Dega e Doganës Kapshticë ka bllokuar rreth 1 ton mjaltë, sasi që nuk kishte dokumentacionin përkatës për të vërtetuar sigurinë ushqimore të produktit. Sasia......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat