“Fitues në tenderë, ofertat më të larta” - KPP rrëzon vendimet e institucioneve, buxhetit të shtetit iu kursyen rreth 536 mln lekë
Gjatë vitit 2024 institucionet shtetërore shpallën fitues në tenderë kompani me oferta ekonomike më të larta, duke rrezikuar që nga buxheti i shtetit të paguheshin miliona lekë më tepër për të njëjtën punë, mall apo shërbim.
Gjithçka bëhet me dije nga Komisioni i Prokurimit Publik, që specifikon se kjo vlerë arrin në rreth 536 mln lekë, pa TVSH, por për shkak të ankesave të operatorëve ekonomikë, pagesat nuk janë ekzekutuar. Në raport me një vit më parë vlera e kursyer është rreth 57% më e lartë, duke qenë se gjatë vitit 2023 fondi i kursyer rezultoi në rreth 342 mln lekë.
“Pas vendimmarrjes, 536,012,242 lekë pa TVSH, i janë kursyer buxhetit të shtetit si diferencë e ofertës së kualifikuar nga vendimmarrja e autoriteteve kontraktore dhe e operatorëve ekonomikë të ankuar, ankesa e të cilëve është pranuar nga Komisioni i Prokurimit Publik”, - thekson ndër të tjera KPP.
Sipas këtij dikasteri, nga 7168 procedura unike të publikuara në Sistemin e Prokurimeve Elektronike gjatë vitit 2024, për prokurime publike me vlerë totale prej rreth 330 mld lekë, janë paraqitur 1151 ankesa. Fondi limit i tenderëve të ankimuar arrinte në rreth 32.8 mld lekë.
Ankesat përfshijnë 231 autoritete kontraktore dhe janë bërë nga 341 operatorë ekonomikë. Në rang kombëtar janë ankimuar 11.5 % e procedurave unike të prokurimit mbi kufirin e blerjeve të vogla dhe ankimuar 9.9 % e fondit limit të procedurave të publikuara.
Sondazh

Abuzimet me taksat, rritet numri i procedimeve penale - Gjeografia e të pandehurve, kryeson fshehja e të ardhurave
Veprat penale në lidhje me taksat dhe tatimet në vitin 2024 kanë pësuar një rritje të ndjeshme. Referuar raportit vjetor të Prokurorit të Përgjithshëm,......

4 skanerë të rinj në aeroportin e Rinasit dhe në pikat doganore Kapshticë, Kakavijë e Sarandë
Katër pajisje të reja skaneri për kryerjen e kontrollit të bagazheve të pasagjerëve në mënyrë të shpejtë dhe efikase janë vendosur në Aeroportin Ndërkombëtar......

Tarifat “godasin” 380 mld euro mallra të BE-së - Blloku përgatit kundërmasat për të “detyruar” SHBA-në të negociojë
Bashkimi Evropian vlerëson se tarifat globale gjithëpërfshirëse të Donald Trump do të zbatohen për rreth 70 për qind të eksporteve të bllokut në Shtetet e......

Rrjetet sociale, terren i artë për reklamuesit/ “Klasikët” sigurojnë marketingun më të gjerë në Shqipëri
Mediat sociale janë bërë një pjesë thelbësore e jetës së përditshme në Shqipëri, duke ofruar jo vetëm komunikim dhe argëtim, por edhe një terren të artë për......

Hekurudha Durrës-Rrogozhinë, në rehabilitim - Kreditë 120.5 mln euro me BEI dhe BERZH drejt miratimit final
Kreditë për rehabilimin e linjës hekurudhore Durrës – Rrogozhinë po shkojnë drejt miratimit duke i hapur rrugë tenderit të punimeve. Kosto totale e projektit......

Serbia “përgatit” qeverinë e re - Kush është i përzgjedhuri i Vuçiç për të drejtuar vendin?
Serbia do të ketë një qeveri të re deri më 18 prill me Đuro Macut që do të jetë kryeministër, njoftoi presidenti Aleksandar Vuçiç. Qeveria e mëparshme e......

Pastrimi i parave, rreth 1632 raste të dyshimta - Raporti: 10.7 mln euro pasuri e bllokuar. Origjina, nga trafikimi i lëndëve narkotike
Gjatë vitit të kaluar janë raportuar më pak raste të dyshimta për pastrim parash dhe financim të terrorizmit. Sipas raportit vjetor të Agjencisë së......

BE “vëzhgon” devijimin e eksporteve kineze - Pritet të kufizojë importet e çelikut dhe elektronikës nga Pekini
Me fillimin e tarifave reciproke, Bashkimi Evropian pret që mallrat e destinuara më parë për SHBA-në të kërkojnë tregjet e bllokut. Burimet e rinovueshme......