Fitime nga tiktok dhe facebook? - Tatimet nisin hetimin për 100 individë. Fituan 33 mln euro të padeklaruara
Individët që përfitojnë të ardhura përmes platformave të ndryshme online, kanë detyrim ligjor të deklarojnë çdo cent pranë organeve tatimore.
Drejtoria e Hetimit të administratës tatimore ka nisur hetimin ndaj 100 individëve/subjekteve për të ardhurat e përfituara nga platformat sociale siç janë Facebook; TikTok; YouTube; Instagram; Google; PayPal, ku nga verifikimet paraprake dyshohet për rreth 33 milionë euro të padeklaruara.
Pavarësisht se periudha kur janë gjeneruar këto të ardhura nuk është përcaktuar, mesatarisht rezulton që një individ apo subjekt të ketë siguruar përmes këtyre platformave afro 330 mijë euro, për të cilat nuk është paguar tatimi mbi të ardhurat.
Administrata Tatimore ka njoftuar më datë 29 mars, përmes rrjeteve sociale, që individët dhe subjektet të përmbushin detyrimet ligjore nëpërmjet vetëdeklarimit në DIVA 2024.
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, u bën apel tatimpaguesve që nuk kanë reaguar ende, të kryejnë sa më shpejt këtë detyrim, për të shmangur penalitete dhe masa të tjera që mund të sjellë një hetim i thelluar.
Në kuadër të strategjisë së përgjithshme 2024-2028, administrata taimore ka ndërmarrë hetime të thelluara në disa sektorë me synim rritjen e të ardhurave të deklaruara, vjeljen e tatimit mbi to dhe shmangien e evazionit fiskal.
Gjurmimi i mashtrimeve tatimore dhe kontrolli tatimor i përqëndruar tek tatimpaguesit, risqet dhe sektorët ekonomikë të cilët kanë gjeneruar humbje të konsiderueshme në buxhetin e shtetit janë elementë kyç të strategjisë që po zbatohet.

Dollari amerikan vazhdon rënien – Sa këmbehen sot valutat kryesore?
Dollari amerikan nuk ka ndalur as ditën e sotme rënien e tij të vazhdueshme tashme duke u blerë sot me 83.9 lekë dhe duke u shitur me 85.1 lekë krahasuar me......

Tatimet nisin hetim ndaj 100 individëve: 33 milionë euro të padeklaruara nga platformat sociale!
Drejtoria e Hetimit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve ka nisur një hetim të gjerë ndaj 100 individëve dhe subjekteve që kanë përfituar të ardhura......

Britania do të blejë avionë me kapacitet bërthamor - Synon të forcojë sigurinë kombëtare dhe kontributin në NATO
Qeveria britanike njoftoi se do të blinte avionë luftarakë F-35A të aftë për të qëlluar armë bërthamore taktike. Blerja e avionëve luftarakë Lockheed Martin......

Pastrimi i parave me kriptomonedha - OSBE organizoi trajnim në Tiranë për luftimin e këtij fenomeni
Fenomeni i pastrimit të parave me anë të kriptomoendhave është një fenomen që është përhapur kudo në botë madje dhe në Shqipëri. OSBE organizoi një trajnim......

Rriten kostot për të pasurit që largohen nga vendi - Shumë vende evropiane vendosin masa që pengojnë largimin e kapitalit
Një realitet i ri po rëndon mbi të pasurit e Evropës. Sipas Bloomberg, shumë prej tyre po përpiqen të ikin nga vendet me taksa të larta drejt parajsave......

Rreth 45% e parave nga BE, për drejtësinë - Po 3 programet operacionale nën IPA III çfarë përfshijnë?
Përmes IPA III (2021 – 2027), Shqipëria përfiton në total 524.8 milionë euro, më pak se me IPA II që u zbatua në periudhën 2014-2020. Pjesa më e madhe e......

OSHEE, 296.5 mln lekë nga kamatvonesat - Arkëtimet për janar - prill, vlera e pagesave jashtë afatit u ul në raport me vjet
Likujdimi me vonesë i faturave të energjisë elektrike nga konsumatorët ka rritur të ardhurat e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike. Sipas të......

Modernizimi i sistemeve të pagesave - Hap i rëndësishëm drejt forcimit të integrimit financiar të vendit me tregun evropian
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti në takim përfaqësuesin e ri të Zyrës së Bankës Botërore në Shqipëri, Massimiliano......