Fitim i ulët nga investimi në bono 12-mujore - Norma mesatare e interesit zbret në 2.5%, barazon atë bazë

Aktualisht, fitimet nga investimi në bono thesari 12-mujore rezultojnë të jenë shumë të ulëta dhe kjo për arsye se norma mestare e interesit vijon të bjerë. Në ankandin e fundit, yeld-i mesatar i ponderuar zbriti në 2.50%, ndërsa në ankandin e zhvilluar pak javë më parë, yield-i ishte pak më i lartë, 2.54%.
Për sa i përket kërkesës së investitorëve, të dhënat tregojnë se ka qenë e lartë. E thënë ndryshe, kërkesa e tyre për pjesëmarrje ka qenë më e madhe se shuma e shpallur për financim.
Konkretisht, shuma e shpallur për financim ishte 7.8 miliardë lekë, ndërsa vlera totale e kërkesave në ankand arriti në 11.2 miliardë lekë. Kjo mbikërkesë ka ulur yield-in, sepse investitorët janë të gatshëm të pranojnë kthime më të ulëta për të siguruar pjesëmarrjen në instrumente të sigurta.
Vendimi i Bankës së Shqipërisë për të ulur normën bazë të interesit në 2.50% nga 2.75% që ishte më parë, jep ndikimin e tij në rënien e mëtejshme të yield-it të bonove 12-mujore, duke qenë më i ulëti që nga viti 2022. Kështu, norma mesatare e interesit për bonot 12-mujore ka barazuar normën bazë të interesit.
Niveli i ulët i interesit të bonove nënkupton edhe kosto më të lira për kredinë në lekë, e cila ndikon në zgjerimin e huadhënies bankare. Nga ana tjetër, qeveria mund të financojë borxhin e brendshëm me kosto më të lirë.
Yield-i është interesi vjetor që mbajtësi i bonove do të marrë gjatë afatit të tij deri në maturim. Yield-i i bonove të thesarit 12-mujore i referohet kthimit që një investitor realizon nga investimi në një instrument të tillë. Yeld-i përputhet me normën e kuponit të bonos kur ai lëshohet, megjithëse yeld-i shpesh ndryshon ndërsa bonot janë në qarkullim. Yield-i aktual është norma e kuponit të bonos e pjesëtuar me çmimin e tij të tregut.
Cilat janë taksat që do ndryshojnë në 2026-ën? - Ndërhyrje në TVSH dhe akciza, sektorët që preken
Qeveria pritet të bëjë një sërë ndryshimesh fiskale të cilat do të hyjnë në fuqi në vitin 2026. Aktualisht, Ministria e Financave është në përmbyllje të......
“1.4 milionë litra karburant iu kursyen shqiptarëve” - Balluku: DPSHTRR ofron 9 herë më shumë shërbime
Shërbimet e ofruara ndaj qytetarëve nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor janë përmirësuar në mënyrë të ndjeshme nga vitit 2018 dhe......
Apple “kap” vlerën e 4 trilionë USD - Aksionet e kompanisë arrijnë nivel rekord pas suksesit të iPhone 17
Aksionet e Apple arritën nivele rekord, duke u tregtuar mbi 269 dollarë për aksion dhe duke e çuar kapitalizimin e tregut të kompanisë në 4 trilionë dollarë.......
Policia e Shtetit njofton: Kujdes nga adresat elektronike të rreme!
Policia e Shtetit njofton se së fundi, janë konstatuar disa raste të shtetasve të paidentifikuar që kanë krijuar adresë elektronike të rremë (email), me......
Modernizimi i rrjetit elektrik në Kukës - Investimi prej 98.6 mln lekë për energji cilësore
Drejtoria Rajonale e OSSH Kukës ka shpallur hapjen e garës për rikonstruksionin e rrjetit të tensionit të ulët në Tërthorë të Kukësit, me një fond limit prej......
Zv/kryeministrja Belinda Balluku prezanton drejtorin e ri të DPSHTRR
Zv/kryeministrja, njëherësh ministre e Infrastruktruës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka prezantuar drejtorin e ri të Drejtorisë së Përgjithshme të......
Të parët në rajon për punësimin me kohë të pjesshme/ Pensionistët, gjithashtu pjesë e fuqishme në treg
Puna me kohë të pjesshme është kthyer në një mundësi gjithnjë e më tërheqëse për shumë shqiptarë. Për ata që kanë angazhime të tjera, studime apo thjesht......
Shqiptarët u “largohen” titujve qeveritarë? - AMF: Bie me 25% interesi për të investuar në tregun primar gjatë 2025
Shqiptarët po i largohen investimit në tituj qeveritarë. Në 2025, individët kanë shfaqur interes më të ulët për blerjen e titujve, qoftë përmes Bankës së......





