Financimi për hekurudhën Durrës – Rrogozhinë - Qeveria miraton kredinë me BEI, segmenti pjesë e korridorit VIII
Qeveria ka miratuar marrëveshjen financiare me Bankën Evropiane të Investimeve për hekurudhën Durrës–Rrogozhinë, pjesë e Korridorit VIII. Projektligji për ratifikimin e kontratës financiare për financimin e fazës së parë të projektit “Infrastruktura hekurudhore e Korridorit VIII – Shqipëri” u miratua në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave, teksa hallka përfundimatre është diskutimi në komisionet parlamentare dhe miratimi në seancë plenare.
Marrëveshja, e nënshkruar në prill në Tiranë, përfshin një kredi prej 90 milionë euro nga BEI dhe është pjesë e një pakete të kombinuar financiare që arrin në 120.5 milionë euro. Pjesa tjetër e finacimit do të mbulohet nga një kredi e dhënë nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, që mori miratimin nga BERZH vetëm pak ditë më parë.
Projekti synon rehabilitimin dhe modernizimin e linjës hekurudhore Durrës–Rrogozhinë, një segment prej 34 kilometrash. Linja do të elektrifikohet dhe do të përafrohet me standardet e Bashkimit Evropian, duke mundësuar udhëtime me tren me shpejtësi deri në 120 km/h. Investimi është pjesë e Korridorit VIII, një bosht strategjik pan-evropian që lidh Italinë me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë, duke shërbyer si nyje për transportin e udhëtarëve, mallrave dhe potencialisht për qëllime të mobilitetit ushtarak.
Përtej përfitimeve ekonomike dhe strategjike, projekti pritet të ketë ndikim pozitiv në mjedis përmes zhvendosjes së trafikut nga rrugët në hekurudha, duke reduktuar ndjeshëm ndotjen dhe emetimet e karbonit.

Greqia, tarifë për të vizituar Santorinin - Turistët duhet të paguajnë 20 euro për të shijuar ishullin
Greqia ka vendosur një tarifë hyrjeje prej 20 eurosh për turistët që vizitojnë ishullin e Santorinit. Masa ka për qëllim reduktimin e mbiturizmit dhe......

Konsumi i familjeve u rrit me 100 euro në muaj/ Ekonomia shqiptare, e varur nga konsumatorët. Kontribuojnë me 69% në PBB
Viti 2024 i ka shtuar familjeve shqiptare rreth 95.8 miliardë lekë në formë konsumi. Të dhënat më të fundit nga Instituti i Statistikave në lidhje me......

A është tani koha e duhur për të marrë një kredi? - Norma bazë e interesit prej 2.5%, më e ulëta që prej 2022. Lehtësohen kostot e huamarrjes
Banka e Shqipërisë ka ulur normën bazë të interesit në 2.50%. Kjo është hera e parë që prej nëntorit të vitit 2022, që Banka Qendrore vendos nivele aq të......

Greqi, ishulli i Kretës përfshihet nga flakët - Rreth 3,000 persona evakuohen për shkak të zjarreve
Zjarret masive në ishullin e Kretës kanë detyruar mijëra banorë të evakuohen nga shtëpitë e tyre. Valët e nxehtësisë ekstreme po përfshijnë Evropën, duke......

Cila do të jetë e ardhmja e Autoritetit të Ushqimit? - Pritet vendimi për pezullim/ Kalojnë në filtër burimet njerëzore
“Duhet menjëherë të pezullohet veprimtaria e AKU. AKU është shqetësimi më i madh, në vend që të jetë partneri më i rëndësishëm, është shqetësimi më i madh i......

Rekord në zhdoganimin e mallrave të akcizës - 6 -mujori/ Doganat arkëtojnë 36 milionë euro më shumë
Administrata doganore ka mbledhur afro 113.7 miliardë lekë në gjysmën e parë të vitit. Referuar të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, plani i......

Ratifikohet marrëveshja me BE për transformimin digjital - 44 milionë euro për digjitalizimin e shëndetësisë dhe arsimit
Është ratifikuar marrëveshja ndërmjet Shqipërisë dhe Komisionit Evropian, për programin operacional shumëvjeçar për periudhën 2024-2027, për ekonominë dhe......

Si planifikon Italia të arrijë objektivin e NATO-s? - Projektet e infrastrukturës, “çelësi” për të rritur buxhetin e mbrojtjes
Italia ka rënë dakord të rrisë ndjeshëm shpenzimet për mbrojtjen deri në vitin 2035, për të arritur objektivin prej 5% të NATO-s. Për të shmangur tronditje......