Financimi për bujqësinë, i kufizuar - BSH: Stepen bankat. “Tkurrje” me 51% e kredisë së re të dhënë për këtë sektor

Kredia e re në bujqësi ka pësuar një rënie drastike në muajin nëntor. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, bankat tregtare financuan më pak biznese të këtij sektori në nëntor 2025.
Konkretisht, kredia e re për bujqësinë, pyjet dhe peshkimin ishte vetëm 164 milionë lekë, me një rënie prej 51% në krahasim me muajin tetor. Ndërkohë, stoku i kredisë ekzistuese, pra i atyre që kanë marrë kredi përpara nëntorit dhe vijojnë ta shlyejnë çdo muaj rezulton të jetë vetëm 7.2 miliardë lekë, me një rritje të lehtë nga muaji tetor si rezultat i interesave të papaguara ose ristrukturimit të kredisë.
Bujqësia është parë gjithmonë si një sektor me risk nga bankat. Ajo konsiderohet një sektor me informalitet të lartë, që nuk i plotëson dot kërkesat për kolateral të bankës, e për rrjedhojë këto të fundit priren të jenë më dorështrënguara në miratimin e kredisë ndaj tyre. Ndaj edhe shumë biznese të bujqësisë i drejtohen shpesh edhe dyerve të institucioneve financiare jo-banka, të cilat kanë më pak kërkesa për kredidhënie sesa bankat.
Deri më tani, ekzistojnë disa nisma që mund ta rrisin mbështetjen ndaj këtij sektori.
Fillimisht, garancia sovrane me një fond prej 3 miliardë lekësh ose 30 milionë eurosh është një instrument i vënë në shërbim të sektorit privat me qëllim lehtësimin e aksesit në financë për fermerët dhe Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme.
Së dyti, Banka e Zhvillimit e cila u themelua zyrtarisht në fund të vitit të kaluar, do të mbështesë pikërisht ndërmarrjet shqiptare që nuk kanë qasje të mjaftueshme në financim nga tregu tradicional dhe të cilat shpesh përballen me vështirësi në sigurimin e kredive ose investimeve për zgjerim dhe inovacion.
Po ashtu, sektorit bankar shqiptar do t'i shtohet një bankë e re. Ziraat Bank, e cila ka marrë miratimin paraprak për licencim nga Banka e Shqipërisë, është e specializuar për huadhënien ndaj bizneseve që operojnë në fushën e bujqësisë, ndaj pritet ta rrisë më tej mbështetjen financiare ndaj këtij sektori.
Rrugët e gjeneratës së re - Komuniteti i Transportit: Shqipëria, me nivel zbatimi 63% të Planit të Veprimit
Shqipëria ka shënuar përparim të qëndrueshëm në zbatimin e Planit të Veprimit për Rrugët e Gjeneratës së Re, duke arritur një nivel të përgjithshëm zbatimi......
Rregulla të reja për formalizimin e të ardhurave online - Mata: Duhet një dallim në ligj, jo të gjithë influencuesit të hapin NIPT
Ndryshimet në ligjin për procedurat tatimore përcaktojnë tashmë mënyrën se si do të kontrollohet aktiviteti ekonomik online, që gjeneron të ardhura përmes......
Sigurimi, barrë financiare për shqiptarët? - Shihet si luks, jo domosdoshmëri. Rreth 92% e primeve vetëm për makinë, jetë dhe pronë
Sigurimi i makinës, jetës dhe më pas pronës, zë 92% të portofolit të sigurimeve në Shqipëri. Këto janë produktet e sigurimit më të zgjedhura nga......
Ftesa e Trump për Ramën në “Bordin e Paqes” - Spiropali: Vlerësim i lartë për rolin e ri që Shqipëria ka marrë ndër vite
Pak ditë më parë presidenti amerikan Donald Trump, përmes një letre për Kryeministrin Edi Rama, ka ftuar Republikën e Shqipërisë për t’iu bashkuar një......
Si do bëhet kompensimi i fermerëve për TVSH? - Tatimet sqarojnë procedurën dhe afatet për paraqitjen e kërkesës
Fermerët do të përfitojnë kompensim të TVSH-së në masën 10 % për blerjen e imputeve. Por cila është procedura për ta përfituar atë përmes......
Në vitin 2025 shitëm më pak se gjysmën e asaj që blemë/ Tregtia e jashtme, deficiti tregtar arriti vlerën 541 mld lekë
Viti 2025 është mbyllur me një ecuri problematike të tregtisë së jashtme shqiptare, ku rënia e eksporteve dhe zgjerimi i deficitit tregtar duket të jenë......
Biznesi përballë informalitetit - Anketa e Këshillit të Investimeve: Perceptimi vijon të mbetet i lartë
Referuar të dhënave të anketës më të fundit të Këshillit të Investimeve për vitin 2025, perceptimi i informalitetit në vend vijon të mbetet i lartë dhe i......
Indeksi i kostos së jetesës, ku renditet Shqipëria? Vendi paraqitet në nivele mesatare në rang global
Kostoja e jetesës mbetet një nga indikatorët më të rëndësishëm për të matur nivelin real të mirëqenies dhe mundësitë ekonomike të qytetarëve në vende të......


