Financimi, pengesa që po ngadalëson biznesin shqiptar/ Raporti i OECD: Kreditimi i kufizuar frenon investimet dhe inovacionin

Në Shqipëri, aksesi në financë vijon të mbetet një nga pengesat kryesore për zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. Sipas të dhënave të Bankës Botërore për periudhën 2023-2025, 12.6% e bizneseve shqiptare raportojnë se janë pjesërisht ose plotësisht të kufizuara në marrjen e kredive, duke vështirësuar investimet, inovacionin dhe zgjerimin e aktivitetit.
Një raport i fundit i OECD thekson se kreditë bankare mbeten burimi kryesor i financimit për bizneset, por kërkesat e larta për kolateral dhe tregu ende i pazhvilluar i financimeve alternative po kufizojnë konkurrueshmërinë e SME-ve shqiptare.
Një tjetër problem i evidentuar lidhet me regjistrimin e pasurive. Edhe pse kadastra mbulon të gjithë territorin e vendit, procesi i digjitalizimit nuk ka përfunduar ende plotësisht. Kjo sjell probleme me besueshmërinë e të dhënave të pronësisë dhe e bën përdorimin e pasurive të paluajtshme si kolateral më të ngadaltë dhe më të kushtueshëm.
Raporti evidenton gjithashtu mangësi në dokumentimin e disa aktiveve të luajtshme, sidomos në sektorin bujqësor, ku regjistrimi i bagëtive dhe pajisjeve bujqësore mbetet i paplotë. Për më tepër, Shqipëria përmendet ndër vendet ku vazhdojnë problematikat me transparencën, ndërlidhjen dhe cilësinë e të dhënave në regjistrat e aseteve.
Sa i takon skemave të garancisë sovrane për kreditimin e bizneseve, Shqipëria renditet ndër ekonomitë e rajonit që ende nuk kanë një skemë të centralizuar funksionale. Sipas raportit, kjo kufizon aftësinë për të ndarë riskun me bankat dhe për të lehtësuar kreditimin e SME-ve.
Ndërkohë, mbështetja financiare për bizneset shqiptare mbetet në masë të konsiderueshme e varur nga donatorët ndërkombëtarë. Raporti nënvizon se programet për inovacionin, transformimin digjital dhe ekonominë e gjelbër nuk mbështeten ende mjaftueshëm nga fonde të brendshme, duke ngritur pikëpyetje për qëndrueshmërinë afatgjatë të këtyre skemave. Forcimi i instrumenteve të financimit dhe përmirësimi i infrastrukturës së regjistrimit të aseteve do të jenë kyçe për rritjen e konkurrueshmërisë së biznesit shqiptar në vitet e ardhshme.
Amerikanët përgatiten për udhëtime të kushtueshme/ Kostot e karburantit, pranë niveleve më të larta shumëvjeçare
Çmimet në rritje të benzinës dhe një krizë e afërt me karburantin nga lufta në Iran nuk po i ndalojnë amerikanët të udhëtojnë me makinë, ndërsa sezoni veror......
Marrëveshje e tregtisë së lirë BE-Meksikë/ Tregtia dypalëshe është rritur me 75% në një dekadë
Meksika dhe Bashkimi Evropian nënshkruan një marrëveshje të tregtisë së lirë të bllokuar prej kohësh, ndërsa kërkojnë të ulin varësinë nga SHBA-të dhe të......
Mbetjet e riciklueshme s’do hidhen në landfille- Drafti / Deri në 2045, vetëm 10% do shkojnë në vendgrumbullime
Një projektvendim i ri “Për landfillet e mbetjeve” synon të ndryshojë mënyrën e depozitimit dhe trajtimit të mbetjeve në vendin tonë, duke vendosur kufizime......
Falsifikimi i monedhave, rriten procedimet penale/ Kryeson Tirana, Vlora dhe Fieri. Profili i të pandehurve
Falsifikimi i monedhave është një vepër penale që vijon të ndodhë në vendin tonë, pavarësisht pasojave që sjell. Nga të dhënat statistikore të Prokurorisë......
Warsh merr drejtimin e Rezervës Federale/ Inflacioni rritet dhe besimi i konsumatorëve bie
Kevin Warsh u betua si kryetar i Rezervës Federale të SHBA-së në një moment vendimtar për ekonominë amerikane, ku çmimet në rritje të benzinës për shkak të......
Arabia Saudite shiti më pak naftë, fitoi më shumë/ Rritja e çmimeve pas konfliktit i ka çuar të ardhurat në nivelet më të larta në tre vite
Arabia Saudite ka arritur të rrisë ndjeshëm të ardhurat e saj nga nafta, pavarësisht faktit se eksportet e saj u prekën nga kriza në Lindjen e Mesme dhe......
Negociatat për anëtarësim, Konferenca e 8-të Ndërqeveritare Shqipëri – BE më 26 Maj në Bruksel
Shqipëria hyn në fazën e re të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Konferenca e 8-të Ndërqeveritare Shqipëri – Bashkimi Evropian, që do të......
Tokio, Rama në Universitetin e Kombeve të Bashkuara: Shqipëria në fazën më konkrete të anëtarësimit në BE
Kryeministri Edi Rama, mbajti një leksion të posaçëm në Universiteti i Kombeve të Bashkuara, ku para auditorit të përbërë nga studentë, staf akademik,......


