Financimet për zhvillimin e transportit hekurudhor - Zv/kryeministrja Balluku, në komisionin parlamentar për Ekonominë dhe Financat
Komisioni parlamentar për Ekonominë dhe Financat po zhvillon një seancë dëgjimore për shqyrtimin e buxhetit dhe investimeve të parashikuara nga Ministria e Infrastruktures dhe Energjise për vitin 2025. Zv/kryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ndër të tjera deklaroi:
“Transporti hekurudhor është program shumë i rëndësishëm për shkak se është eficient për financat e udhëtarëve dhe miqësor me mjedisin.
Në projektligjin 2025 ky program financohet me 6 mld lekë, 802.7 mln lekë ose 15.2% më shumë se viti 2024. Ky volum ndahen 537.5 mln lekë apo 9.9% financim i brendshëm dhe 4.99 mld lekë ose 90.1% të volumit të shpenzimeve kapitale, janë financim i huaj.
Rehabilitimi i linjës Tiranë – Durrës dhe ndërtimi i linjës së re Kthesa e Kasharit - Rinasit është projekti kryesor.
Aplikimi i parë është bërë për 34 km nga kthesa e Kamzës në Durrës. Kemi identifikuar nevojën të shtohen 4 km nga Kashari në Bulevardin e ri dhe do të përfshihen në këtë projekt. Hekurudhat e reja do të operjnë me elektricitet. Duke qenë në përafrim të plotë të kërkesave të BE për transportim me “zero” emetime. E gjitha kjo kërkon një flotë të re, të transprotit hekurudhor. Kosto totale e elektrifikimit është vlerësuar 21 mln euro, financimi i këtij projekti do të në vijimësi të këtij projekti, pra do të jetë një paketë e plotë, që do të ndikojë sigurisht edhe një flotë totalisht të re.
Kjo bëhet edhe sepse hekurudha shqiptare do të lidhet me hekurudhat rajonale, duke dhënë mundësi për transport direkt.
Paketet e grantit janë më të mëdha në përqindje, krahsuar me ato të transportit rrugor.
Projekti tjetër është Vorë – Hani i Hotit. Do të kryhet rehabilitimi i linjës ekzistuese, rikonstruksion i 12 stacioneve dhe godinave. Synojmë standardizimin e hekurudhës me hekurudhën e Malit të ZI. Kemi kërkuar infromacion nga fqinji ynë, pasi hekurudha e tyre është ndërtuar para shumë vitesh.
Disa hekurudha që nuk janë pjesë e korridoreve europiane do të jenë me financim të brendshëm. Kam këtu parasysh hekurudhën Aeroport i Vlorës – Vlorë dhe Fier – Rrogozhinë. Po ashtu, edhe hekurdha Durrës - Shkodër – Gjakovë, që do të bëjë lidhjen me Kosovën do të jetë me financim të brendshëm”.
Sondazh
Unaza e Madhe e Tiranës, buxhet edhe për vitin 2025 - Zv/kryeministrja Balluku, në komisionin parlamentar për Ekonominë dhe Financat
Komisioni parlamentar për Ekonominë dhe Financat po zhvillon një seancë dëgjimore për shqyrtimin e buxhetit dhe investimeve të parashikuara nga Ministria e......
"EMRI I HUMBUR"/Pse Noli i dha SHËNGJINIT emrin "WILLSON", në nder të Presidentit Amerikan!
Nga Kreshnik Kuçaj Në seancën e 2 shkurtit të vitit 1924 parlamenti shqiptari mbajti 5 minuta zi. Dy ditë më herët, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,......
Buxheti për arsimin, rreth 620 milionë euro/ Synohet të ndërtohen, ose rikonstruktohen rreth 70-80 objekte arsimore
Fondet për “Ministrinë e Arsimit” në vitin 2025, parashikohet të arrijnë në rreth 60.02 miliardë lekë ose gati 620 milionë euro. Krahasuar me një vit më parë......
Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan e ka mbyllur javën në kuota relativisht të qëndrueshme pasi nuk ka pasur luhatje të ndjeshme të vlerës nga dita e djeshme duke u blerë sot......
Kina zhvillon modelin e “IA” për aplikim ushtarak - Studiuesit përdorën modelin publik të Meta-s për të krijuar “ChatBIT”
Institucionet kërkimore kineze të lidhura me Ushtrinë Çlirimtare Popullore kanë përdorur modelin Llama të disponueshëm publikisht të Meta-s për të zhvilluar......
1.29 miliardë lekë për strehimin - Buxheti 2025, parashikon edhe subvencione për familjet në nevojë
Qeveria synon të sigurojë të sigurojë deri në vitin 2030, strehim të përshtatshëm e të përballueshëm për rreth 35,0000 individë/familje që kanë aplikuar për......
Buxheti 2025, 18,53 mld për kontratat me PPP - Zv/kryeministrja Balluku, në komisionin parlamentar për Ekonominë dhe Financat
Komisioni parlamentar për Ekonominë dhe Financat po zhvillon një seancë dëgjimore për shqyrtimin e buxhetit dhe investimeve të parashikuara nga Ministria e......
Projektet infrastukturore më të rëndësishmë për vitin 2025 - Zv/kryeministrja Balluku, në komisionin parlamentar për Ekonominë dhe Financat
Komisioni parlamentar për Ekonominë dhe Financat po zhvillon një seancë dëgjimore për shqyrtimin e buxhetit dhe investimeve të parashikuara nga Ministria e......