Financim gjerman në energji - Karakaçi: 110 mln euro për 3 projekte në Shqipëri. 20 mln euro janë grant

Shqipëria do të përfitojë 110 milionë euro financim nga qeveria gjermane për zbatimin e tre projekteve në sektorët e energjisë dhe infrastrukturës. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, i cili njoftoi miratimin e tre marrëveshjeve, ku 20 milionë euro do të jenë në formën e grantit.
Sipas ministrit, fondet do të përdoren për vijimin e rehabilitimit të konvikteve studentore, rehabilitimin e hidrocentralit të Vaut të Dejës, si dhe digjitalizimin e sistemit të operatorit të transmetimit.
“Kemi miratuar sot tre marrëveshje me qeverinë gjermane, 110 milionë euro, 20 milionë euro grant për tri projekte”, deklaroi Karakaçi.
Ai shpjegoi se projekti i parë lidhet me vazhdimin e rehabilitimit të konvikteve të studentëve, ndërsa dy projektet e tjera fokusohen në sektorin energjetik, përkatësisht në hidrocentralin e Vaut të Dejës dhe në modernizimin digjital të sistemit të operatorit të transmetimit.
Ministri Karakaçi foli edhe për politikat e reja që po ndërmerren në sektorin energjetik. Ai bëri të ditur se kanë përfunduar dy programe për licencimin e paneleve diellore për prodhimin e ujit të ngrohtë.
Ndërkohë, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë po punon për ndryshimin e ligjit për eficiencën e energjisë, ku parashikohet edhe krijimi i një Fondi të posaçëm. Sipas Karakaçit, fondi do të shërbejë si një mekanizëm mbështetës për qytetarët dhe bizneset, me synim nxitjen e investimeve për eficiencën energjetike.
“Po bëjmë ndryshimin e ligjit të eficiencës së energjisë. Aty parashikohet edhe krijimi i një fondi të eficiencës së energjisë. Do të ketë një fond që do t’u japë mbështetje qytetarëve dhe bizneseve”, tha ministri.
BSH dhe UNDP forcojnë bashkëpunimin - Diskutohen financat e gjelbra, edukimi financiar dhe mbështetja për bizneset e vogla
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, zhvilloi një takim me Përfaqësuesen e Përhershme të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në......
Të rinjtë në tregun e punës/ 7 mijë të punësuar më pak krahasuar me vitin që shkoi
Të rinjtë në Shqipëri po përballen me një treg pune që ka ndryshuar ndjeshëm gjatë vitit të fundit. Sipas të dhënave, në tremujorin e dytë të vitit 2026, në......
Çfarë ofron “afterschool”? - Klube artistike, kompeticione dhe trajnues me eksperiencë
Programi “Pas Shkolle” nuk do të shërbejë vetëm për qëndrimin e nxënësve në shkollë përtej orarit mësimor, por do t’u krijojë atyre mundësi për të zhvilluar......
Kina, laboratori i ri i botës - Robotë, IA dhe fabrika të automatizuara tërheqin biznesin global
Kina po kthehet në një destinacion të ri për investitorët dhe drejtuesit e kompanive që duan të shohin nga afër teknologjitë që po ndryshojnë industrinë. Në......
SHBA, alarm për rreziqet e IA - Paralajmërimet për zhdukjen e njerëzimit shtojnë presionin për rregulla të reja
Shqetësimet për rreziqet e inteligjencës artificiale po shtohen në SHBA, pasi studiues të sigurisë së IA paralajmërojnë se zhvillimi i shpejtë i teknologjisë......
40 zjarre në 24 orë, flakët ende aktive - Dajti, Dibra, Shkodra e Mallakastra mbeten në fokus të ndërhyrjeve
40 vatra zjarri janë raportuar në territorin e vendit gjatë 24 orëve të fundit. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, 6 vatra vijojnë aktive, 9 janë nën mbikëqyrje,......
Demo, ministër i Brendshëm - Zëvendëson Lamallarin. Çështjet e pushtetit vendor, nën të njëjtën strukturë
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar një ndryshim në drejtimin e Ministrisë së Brendshme. Besfort Lamallari largohet nga drejtimi i ministrisë, ndërsa në vend......
260 mln euro për energjinë - Kroacia miraton paketën për të frenuar rritjen e faturave për familjet dhe bizneset
Qeveria e Kroacisë ka miratuar një paketë masash me vlerë 260 milionë euro, me synim zbutjen e ndikimit të rritjes së çmimeve të energjisë, të nxitur nga......

