Financim dhe mbështetje për startup-et/ Vendimi në Fletoren Zyrtare. Aplikimi online përmes portalit e-albania

Startup-et do të përfitojnë mbështetje financiare dhe shërbime mbështetëse për zhvillimin e bizneseve të tyre.
Në Fletoren Zyrtare është publikuar vendimi për miratimin e thirrjes për aplikime, kërkesave, kritereve, procedurave dhe afateve që duhet të plotësojnë startup-et dhe lehtësuesit e tyre për financime dhe/ose masa mbështetëse, si dhe të rregullave për përbërjen e komisionit të vlerësimit dhe ankimit, kritereve, procedurës së përzgjedhjes dhe të shpërblimit të anëtarëve.
Sipas vendimit, mbështetja shtetërore do të ofrohet përmes instrumenteve financiare dhe masave mbështetëse, që synojnë forcimin e kapaciteteve të startup-eve dhe nxitjen e zhvillimit të ideve inovative. Instrumentet financiare përfshijnë ndër të tjera: grante, financim me kapital, subvencione, mbulim të kostove të pranueshme për kërkim, zhvillim dhe inovacion, si dhe mekanizma për lehtësimin e rrezikut. Paralelisht, masat mbështetëse do të përfshijnë asistencë teknike, akses në infrastrukturë kërkimore dhe testimi, shërbime konsulence ligjore, financiare dhe të biznesit dhe vënie në dispozicion të infrastrukturës teknologjike.
Procesi i aplikimit është i thjeshtë dhe kryhet përmes platformës digjitale “e-Albania”.
Gjithashtu, vendimi përcakton qartë edhe kategoritë e përfituesve. Mbështetja do t’u jepet startup-eve dhe lehtësuesve të startup-eve, të cilët duhet të jenë të vetëdeklaruar në regjistrin elektronik përkatës. Startup-et do të kategorizohen sipas fazave të zhvillimit: faza fillestare (F1), faza e validimit (F2) dhe faza e rritjes (F3). Për startup-et në fazën fillestare parashikohet mundësia e aplikimit edhe nga individë privatë, vendas ose të huaj, përfshirë nomadët digjitalë, të cilët synojnë të zhvillojnë aktivitetin e tyre në Shqipëri. Ndërsa startup-et në fazat e validimit dhe rritjes duhet të jenë biznese të regjistruara ligjërisht në Shqipëri dhe jo më të vjetra se gjashtë vite.
Një nga kushtet kryesore për përfitimin e financimit apo masave mbështetëse është përmbushja e detyrimeve tatimore në momentin e aplikimit. Po ashtu, çdo subjekt ka të drejtë të paraqesë vetëm një aplikim brenda së njëjtës thirrje publike.
Ndërkohë, është parashikuar dhe ngritja e Komisionit të Vlerësimit dhe Komisionit të Ankimit, i cili do të përbëhet nga pesë anëtarë, ndërsa Komisioni i Ankimit do të ketë tre anëtarë. Këto komisione do të shqyrtojnë, vlerësojnë dhe rendisin aplikimet mbi bazën e kritereve të pikëzimit, duke garantuar transparencë dhe konkurrencë në proces.
Agjencia për Zhvillimin e Startup-eve dhe Inovacionit do të monitorojë projektet dhe do të sigurojë që ato të përmbushin objektivat e përcaktuara.
Spanja më e kërkuara, rekord turistësh - Vendi i dytë më i vizituar në botë pas Francës, turizmi 13% e GDP
Spanja pret një rritje në turizëm gjatë vitit 2026, pasi shënoi një rekord prej 97 milionë turistësh vitin e kaluar, tha për mediat Ministri i Turizmit Jordi......
Amazon lokalizon databaza të veçanta në Europë - Projekti 7.8 mld euro, do t’u pergjigjet shqëtësimeve konsumatore
Amazon Web Service lançoi një shërbim të ri cloud të vendosur tërësisht në Europë, duke iu përgjigjur shqetësimeve të përdoruesve në lidhje me sigurinë e të......
Kanadaja dhe Kina forcojnë bashkëpunimin - Carney: Partneritet i ri strategjik që premton përfitime "historike"
Kanadaja dhe Kina po krijojnë një partneritet të ri strategjik që premton përfitime "historike" duke shfrytëzuar pikat e forta të njëra-tjetrës, i tha......
Ekonomia gjermane rritet për herë të parë që nga viti 2022 - Ringjallja është një lajm i mirë për eurozonën në tërësi
Ekonomia më e madhe e Evropës tregoi shenja rimëkëmbjeje vitin e kaluar pas pothuajse një dekade të frenuar, por rënia e eksporteve, konkurrenca e fortë nga......
Britani, rritja ekonomike tejkalon pritshmëritë - Paundi pësoi një rritje të lehtë në vlerë kundrejt dollarit
Ekonomia e Britanisë u rrit më fort se sa pritej në nëntor, e nxitur nga rikthimi në prodhim të plotë i Jaguar Land Rover pas një sulmi kibernetik që goditi......
108 mld usd pagesa për fatkeqësitë natyrore - Kompanitë globale të sigurimeve paguan më pak vitin e kaluar
Humbjet globale të siguruara nga fatkeqësitë natyrore ranë në 108 miliardë dollarë vitin e kaluar, tha Munich Re në një raport. Kjo krahasohet me një shifër......
AAPSK publikon katalogët e përditësuar të pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara për vitin 2025
Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK) ka publikuar në faqen e saj zyrtare versionet e përditësuara për vitin 2025......
“Paqja Fiskale” publikohet në Fletoren Zyrtare, përfitimi për bizneset nis pas 15 ditësh
Në Fletoren Zyrtare janë publikuar sot 7 ligjet e Paketës Fiskale, mes të cilëve edhe I ashtuquajturi ligji i “Paqes Fiskale”. Ligjet hyjnë në fuqi pas 15......


