Financim deri në 2.5 mln lekë për ndërmarrjet - Mbështetje për 101 bizneset, cilat janë skemat e ndarjes së fondeve?
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve, për vitin 2024, mbështeti 101 biznese vendase në sektorë të ndryshëm, duke nxitur kështu eksportet, inovacionin dhe sipermarrjen nga gratë.
Sipas të dhënave, me 100% financim shtetëror, janë shpërndarë grante nga 800,000 lekë deri në 2,500,000 lekë për Ndërmarrjet Mikro, të Vogla dhe të Mesme.
Ky fond synon rritjen e konkurrueshmërisë së ndërmarrjeve, zhvillimin e produkteve dhe shërbimeve si dhe inovacionin dhe rinovimin e teknologjisë.
Ndërkohë nga ana tjetër, përmes këtij fondi janë mbështetur gratë sipërmarrëse me qëllim nxitjen drejt eksporteve, dhe forcimin e aftësive të tyre lidhur me shërbimet dhe produktet për një treg të qëndrueshëm.
Grantet do të stimulojnë krijimin e vendeve të punës ndërkohë për të shërbyer dhe si qëndrueshmëri ekonomike.
Por si u realizua shpërndarja e fondit?
Fondi i dedikuar u shpërnda përmes dy skemave, ku skema e parë i përket shpenzimeve korrente nga ku kanë përfituar 54 fitues, ndërsa skema e dytë i përket atyre kapitale dhe kanë përfituar 47 fitues.
Por nga ana tjetër, 70% e fondit shkoi për sektorët e prodhimit si industria e agropërpunimit, artizanati, industria e lehtë përpunuese, sektori i tekstileve etj., ndërsa 30% e fondit shkoi për sektorët e shërbimit duke përfshirë turizmin, logjistikën, edukimin etj.
Sondazh

Inteligjenca financiare dhe siguria kibernetike - Nis ndërtimi i godinave qeveritare, Rama: Duhet siguri e lartë
Ka nisur puna për ndërtimin e kompleksit të godinave qeveritare, ku do të akomodohen me zyra disa agjenci që operojnë në fushën e informacionit dhe sigurisë......

Shqiptarët “dorëzojnë” makinat e vjetra! - Ndikuan automjetet e shumta të ardhura nga Koreja e Jugut
Shqiptarët gjithnjë e më shumë po heqin makinat e vjetra. Sipas të dhënave nga DPSHTRR, gjatë vitit 2024 janë çregjistruar rreth 8,000 automjete, të cilat......

1 në 4 të rritur në Shqipëri konsumojnë duhan - “Rritja e akcizës me 30% redukton duhanpirjen”
1 në 4 të rritur në Shqipëri konsumojnë duhan apo e thënë ndryshe 25 për qind e popullsisë madhore, duke i shkaktuar vetes dëme shëndetësore dhe ekonomike.......

Ndryshojnë çmimet në Bursën e Energjisë - Nga anëtarësimi, te Tarifa Teknike miratohet vendimi për 2025-ën
Enti Rregullator i Energjisë ka miratuar tarifat që do të aplikojë Bursa Shqiptare e Energjisë Elektrike për vitin 2025 për Tregun e Ditës në Avancë dhe......

Sa na kushtuan ushqimet në vitin 2024? Norma e inflacionit e qëndrueshme, por për disa grupe ishte ende e lartë
Përgjatë vitit 2024, konkretisht nga muaji Shkurt dhe në vazhdim, inflacioni është paraqitur nën normën 3%. Parametrat sa i përket normës mesatare kanë qenë......

Italia kërkon kufizimin e çmimit të gazit në BE - Ministri i energjisë bën thirrje për vendosjen e “tavanit” 60 euro/MWh
Bashkimi Evropian duhet të zgjasë kufirin e urgjencës për çmimet e gazit dhe të vendosë një tavan prej 60 eurosh për megavat orë për të parandaluar luhatjet......

Sa i kanë digjitalizuar bankat shërbimet e kredisë? - Sistemi scoring do të rriste më tepër kreditimin për individët dhe bizneset
Shërbimet e kredisë në banka dhe institucionet financiare jobanka, rezultojnë pjesërisht të digjitalizuara. Sipas një vrojtimi të realizuar nga Këshilli i......

Nis shtrenjtimi i cigareve - Rritet akciza me 250 lekë/kg, qeveria parashikon skemë të re taksimi
Cigaret do të kushtojnë më shtrenjtë për duhanpirësit për gjatë këtij viti. Bazuar në kalendarin e akcizës të miratuar nga Ministria e Financave, edhe këtë......