‘Financim deri në 200 mijë lekë’ - Skema Kombëtare 2026 mbështet ripopullimin e ujërave me peshk!

Subjektet që ushtrojnë aktivitet në fushën e akuakulturës do të kenë edhe këtë vit mundësinë të përfitojnë mbështetje financiare për ripopullimin e ujërave të brendshme me rasate peshku, në kuadër të Skemës Kombëtare 2026.
Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR) ka njoftuar se masa synon të mbështesë shtimin e fondit peshkor në liqene, rezervuarë dhe ekosisteme të tjera ujore, duke kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit të peshkimit dhe akuakulturës.
Sipas kushteve të skemës, përfituesit mund të marrin financim në masën 50% të vlerës së shpenzimeve të dokumentuara me faturë tatimore për blerjen e rasateve të peshkut. Mbështetja financiare për çdo aplikant mund të arrijë deri në 200 mijë lekë.
Kjo ndërhyrje synon jo vetëm ruajtjen dhe pasurimin e rezervave peshkore në ujërat e brendshme, por edhe forcimin e aktivitetit ekonomik të operatorëve që investojnë në këtë sektor. Ekspertët vlerësojnë se ripopullimi i ujërave ndikon pozitivisht në ruajtjen e ekuilibrit ekologjik dhe në rritjen e kapaciteteve prodhuese të akuakulturës.
AZHBR u bën thirrje të gjithë të interesuarve të aplikojnë pranë strukturave përkatëse dhe të përfitojnë nga mbështetja e ofruar. Për informacion të detajuar mbi kriteret dhe procedurat e aplikimit, fermerët dhe subjektet mund të drejtohen pranë Agropikave ose zyrave rajonale të ekstensionit bujqësor.
Skema Kombëtare 2026 përfshin një paketë të gjerë mbështetëse për sektorin bujqësor dhe rural, me 9 masa financimi dhe 3 skema investimesh, të orientuara drejt rritjes së prodhimit, përmirësimit të konkurrueshmërisë dhe menaxhimit të qëndrueshëm të burimeve natyrore.
Forcohet Dollari amerikan – Franga dhe Euro e nisin javën negativisht
Dollari amerikan e ka nisur këtë javë pozitivisht pasi ka regjistruar rritje të lehtë të vlerës gjatë fundjavës teksa është blerë mëngjesin e sotëm me 81.8......
Inflacioni po i tejkalon rritjet e pagave - Ku po humbasin më shumë punëtorët në Evropë?
Çmimet po rriten përsëri në të gjithë Evropën, por pagat nuk po e mbajnë këtë ritëm. Inflacioni në BE arriti në 3.2% në prill 2026, niveli më i lartë që nga......
Çmimet e naftës rriten me mbi 4 dollarë - Izraeli sulmon me raketa Iranin dhe Libanin
Çmimet e naftës u rritën me më shumë se 4 dollarë të hënën, me investitorët e trembur nga sulmet e reja izraelite ndaj Iranit, si dhe nga sulmet ndaj Libanit......
Linjat ajrore globale përballen me krizë të rëndë kostosh - Kriza në Lindjen e Mesme ka shtrenjtuar karburantin
Linjat ajrore globale po përballen me një krizë të rëndë kostosh, ndërsa përshkallëzimi i tensioneve gjeopolitike dhe konflikteve në Lindjen e Mesme ka......
Zgjedhjet në Kosovë kushtuan 10,9 mln euro - Për dy zgjedhjet e fundit të parakohëshme u shpenzuan mbi 18 mln euro
Ndërsa partitë politike po kryejnë llogaritë për koalicionet e mundshme pas zgjedhjeve të përgjithshme të parakohëshme në Kosovë, buxheti i shtetit bën......
Albin Kurti fiton zgjedhjet në Kosovë - I duhet një koalicion për të qeverisur vendin
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të së dielës nuk kanë ndryshuar renditjen e forcave politike në Kosovë, por kanë sjellë lëvizje në mbështetjen......
ARRSH hap procedurën: 6 mbikalime për këmbësorët do të ndërtohen në kilometrat e parë të autostradës Tiranë–Durrës
Gjashtë mbikalime për këmbësorët do të ndërtohen përgjatë kilometrave të parë të autostradës Tiranë–Durrës. Pas përfundimit të punimeve për zgjerimin e aksit......
Tirana kthehet në kryeqendrën e arkitekturës botërore - Mbi 600 ekspertë në Bread and Heart Festival.
Tirana mirëpriti këtë javë edicionin e dytë të Bread and Heart Festival, një aktivitet ndërkombëtar që solli në Shqipëri qindra arkitektë, urbanistë dhe......



