Financat e gjelbërta, Banka e Shqipërisë marrëveshje me Bankën Europiane të Investimeve
Banka e Shqipërisë ka nënshkruar një marrëveshje me Bankën Evropiane të Investimeve, me qëllim zhvillimin e financave të gjelbra. Kjo marrëveshje do të kontribuojë në ndërtimin e një sistemi financiar më të qëndrueshëm dhe më rezistent ndaj ndryshimeve klimatike.
Gjatë vitit 2024, Banka e Shqipërisë ka ndërmarrë disa masa në drejtim të zhvillimit të financave të gjelbra, një prej të cilave është edhe analiza e ekspozimit të sektorit bankar ndaj rreziqeve klimatike, e cila ka ndihmuar në identifikimin e rajoneve dhe sektorëve më të prekur.
“Përmes Programit për Sistemet Financiare të Gjelbra të BEI-ve, ne do të zhvillojmë një taksonomi të gjelbër dhe do të forcojmë kuadrin rregullator për adresimin e rreziqeve klimatike. Taksonomia e gjelbër do të shërbejë si një udhërrëfyes për klasifikimin e aktiviteteve të qëndrueshme, duke ndihmuar në kanalizimin e fondeve drejt projekteve që kanë një ndikim pozitiv në mjedis dhe duke rritur transparencën për investitorët dhe institucionet financiare.”
Zëvendëspresidenti i Bankës Evropiane të Investimeve, Robert de Groot, u shpreh se harmonizmi me taksonominë e BE-së do të tërheqë më shumë investime të huaja.
“Do të ofrojmë programe trajnuese dhe të ndërtimit të kapaciteve që kanë për qëllim të katalizojnë financime të reja për projekte të gjelbra, si dhe t'ju mundësojnë të vlerësoni, monitoroni dhe raportoni më mirë rreziqet që lidhen me klimën. Harmonizimi me taksonominë e BE-së do të tërheqë investime të reja të huaja, do të forcojë tregtinë dhe bashkëpunimin ndërkombëtar, do të ndihmojë ekonominë shqiptare të përshtatet me këtë rregullore të BE, në veçanti me mekanizmin e rregullimit të kufirit të karbonit, sipas të cilit kompanitë duhet të raportojnë dhe të paguajnë për emetimet e përfshira të karbonit kur eksportojnë në BE.”
Një program i tillë zbatohet aktualisht në Ruandë, Armeni dhe Maqedoninë e Veriut.
Sondazh

Pse perandoritë Apple dhe Google po përballen me hetime antitrust në Mbretërinë e Bashkuar?!
Rregullatori i konkurrencës në Britani të enjten nisi një hetim mbi ekosistemet e mëdha celulare të Apple dhe Google për të përcaktuar nëse titanët e......

Gjigantët botërorë të teknologjisë më me vlerë - Brand Finance publikon raportin e saj Global 500
Kompanitë e teknologjisë vazhduan të jenë disa nga markat më të vlefshme në botë këtë vit, të nxitura nga besnikëria e vazhdueshme e markës, si dhe nga......

Trump "heq" të drejtën e nënshtetësisë automatike nga lindja në SHBA: Çfarë ndodh tani?!
Katër shtete të udhëhequra nga demokratët do t'i kërkojnë një gjykatësi federal në Seattle të enjten që të bllokojë administratën e Presidentit të SHBA......

BE, energjia diellore tejkaloi qymyrin në 2024 - Gjenerimi nga era u reduktua, pavarësisht rritjes së kapacitetit
Energjia diellore tejkaloi qymyrin në totalin e prodhimit të Bashkimit Evropian për herë të parë vitin e kaluar. Ndërsa gjenerimi nga era u reduktua, sipas......

Trajtim i personalizuar i kancerit në 48 orë? Plani 500 miliardë dollarë i Trump ndez shpresa dhe debat!
Presidenti amerikan Donald Trump zbuloi një projekt infrastrukturor prej 500 miliardë dollarësh të inteligjencës artificiale (AI) në Shtëpinë e Bardhë së......

“Ulje financimi për ndryshimin e klimës” - Vendimi i Trump, Qirjo: Ngadalëson përpjekjet, por shumë faktorë të tjerë do i çojnë përpara
Tërheqja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga Marrëveshja për Klimën, ngadalëson proceset globale, por gjithsesi janë një sërë faktorësh të tjerë që do të......

Pensionet, kush përfiton nga njohja e viteve të punës? - Hado: Do ju njihen, atyre që dalin rishtazi, por dhe që kanë ankimuar
Janë rreth 40 mijë persona, që mbushin çdo vit moshën e daljes në pension. Me zyrtarizimin e ndryshimeve ligjore, këta persona nuk do ta kenë më të nevojshme......

Sanksione ndaj OJF-ve të përfshira në pastrim parash - Tatimet publikojnë udhëzuesit për mbrojtjen e tyre nga keqpërdorime të mundshme
Organizatat jofitimprurëse konsiderohen një sektor me potencial të lartë abuzimi, apo keqpërdorimi për qëllime të financimit të terrorizmit me ose pa dijeni......