Shqipëria Postuar më 7 Mars 2025, 18:08

Festivali i Blerjeve ndez atmosferën në QTU!-Ulje deri në 70%, argëtim dhe super oferta do të jenë prezente deri më 9 mars

Nga Hamit Yzeiraj

Festivali i Blerjeve ndez atmosferën në QTU!-Ulje deri në 70%,

Festivali i Blerjeve ka nisur me plot energji në QTU, duke krijuar një atmosferë festive dhe një mundësi të shkëlqyer për të gjithë qytetarët që të përfitojnë nga ulje që arrijnë deri në 70%.

Që në orët e para të mëngjesit, vizitorët kanë mbushur ambientet e QTU-së për të eksploruar ofertat dhe për të shijuar një eksperiencë të veçantë blerjeje. Familjet me fëmijët e tyre kanë gjetur jo vetëm mundësi për të bërë blerje të zgjuara, por edhe hapësira argëtuese, me aktivitete çlodhëse dhe gazmore të organizuara posaçërisht për të vegjlit. Dy maskota argëtuese kanë sjellë buzëqeshje dhe momente të paharrueshme për fëmijët, duke e kthyer QTU-në në një pikë takimi të këndshme për të gjitha grupmoshat.

Festivali i Blerjeve në do të vazhdojë deri më 9 mars, duke mirëpritur blerësit me ofertat më të mira festive dhe një sërë aktivitetesh për të gjithë. Pavarësisht nëse qytetarët kërkojnë veshje të reja, pajisje shtëpiake apo thjesht një ditë të bukur argëtimi, QTU mbetet destinacioni ideal për ta.

QTU është pjesë e Grupit BALFIN, një nga grupet më të rëndësishme dhe më të suksesshme të investimeve në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat