Shqipëria Postuar më 1 Maj 2025, 12:15

Festat zyrtare, si paguhen orët shtesë në punë? - Kompensim me pushim, apo deri ne 50% të pagës

Nga Elisabeta Dosku

Festat zyrtare, si paguhen orët shtesë në punë? - Kompensim

Punonjësve në vend të cilëve u kërkohet të punojnë më shumë orë se 8 orë në ditë apo 40 orë në javë, si dhe në ditët që përkojnë me festa zyrtare, u lind e drejta të paguhen shtesë.

Neni 90 i Kodit të Punës parashikon se numri maksimal i orëve shtesë përcaktohet në kontratën kolektive ose kontratën individuale të punës.

Punëdhënësi mund të kërkojë kryerjen e orëve shtesë të punës, por jo më shumë se 200 orë në vit.

Punëdhënësi, në marrëveshje me punëmarrësin, mund të kompensojë orët shtesë të punës me një pushim të paktën 25 për qind më të madh, që i korrespondon kohëzgjatjes së orëve shtesë dhe që jepet brenda 2 muajve nga dita e kryerjes së punës, me përjashtim të rasteve kur parashikohet ndryshe në kontratën kolektive.

Punëdhënësi për orët shtesë të punës që nuk janë kompensuar me pushim duhet t’i paguajë punëmarrësit pagën normale dhe një shtesë jo më pak se 25 për qind të saj, me përjashtim të rasteve kur parashikohet ndryshe në kontratën kolektive.

Orët shtesë të punës të kryera gjatë pushimit javor ose në ditët e festave zyrtare kompensohen me pushim ose pagë të paktën 50 për qind më të madhe se orët shtesë të bëra ose paga normale, me përjashtim të rasteve kur parashikohet ndryshe në kontratën kolektive.

Nuk mund të kërkohet kryeja e orëve shtesë javore kur punëmarrësi ka kryer 48 orë punë në javë. Në raste të veçanta, për një periudhë deri në 4 muaj, mund të punohet më shumë se 48 orë në javë, por koha mesatare javore e punës për këtë periudhë, nuk duhet të jetë më shumë se 48 orë. Orët shtesë të punës llogariten mbi pagën bruto të punonjësve.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat