Shqipëria Postuar më 26 Dhjetor 2025, 13:01

Festat e fundvitit me kursime - Qytetarët: Do të shpenzojmë më pak se vitet e kaluara

Nga Diamila Leka

Festat e fundvitit me kursime - Qytetarët: Do të shpenzojmë

Teksa afrohet ndërrimi i viteve, qytetarët përballen me çmime që nuk njohin ulje. Frutat dhe perimet, të domosdoshme për tryezën e Vitit të Ri, po blihen gjithnjë e më pak. Qytetarët që kemi pyetur thonë se këtë fundvit janë detyruar të kufizojnë sasinë, duke zgjedhur vetëm produktet bazë. Edhe pse pritshmëritë ishin për ulje sezonale, çmimet kanë mbetur të larta, duke rënduar buxhetin familjar.

“Ca do blejmë më shumë, ne pensionista jemi. Sa marrim ne. 150 lekë kilja e domateve, blihet ajo?

Siç kanë qenë, nuk i kanë ulur fare.

Relativisht në raport me botën, çik më ndryshe është por përsëri me të ardhurat, me pensionet, me pagat që marrim,  janë çik të larta, si i themi janë çik të kripura.  Ananasi, në Bruksel ështe 1.6-1.7 euro, kg, 3500 këtu”, shprehen qytetarët.

Për shkak të çmimeve, qytetarët, kanë vendosur të blejnë në sasi të pakta, ndryshe nga tradita e shpenzimeve të Vitit të Ri, ku gjithçka blihej me sasi nga përditshmëria.

“Jo me sasi të mëdha. Kur bën një gjel, 100 mijë lekë, apo 80-70 mijë lekë, nuk e blejmë dot, por marrim një kg mish qingji, që bën më lirë dhe po e festojmë me atë dhe marrim një pul nga ato të qeskave, për shenjë, për të bërë pak atë përsheshin. Dhe ndonjë frut, ndonjë domate, portokall, mandarinë, se këto janë çik më lirë.

Miku im i mirë, ti flet kështu, por je në Bruksel, ne që jemi këtu heqim akoma më keq. Unë jam pensionist, shtesa 100 mijë lekë, dhe e keqja është që kjo shtesë u dha në fillim, i prishëm ne. I prishëm, s’kemi më s’kemi”, shtojnë qytetarët.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat