Fermerët “të etur’’ për naftë - Mbi 68 mijë aplikime në skemën e bujqësisë
Mbi 68 mijë fermerë aplikuan për të përfituar subvencion në bujqësi, nga të cilët 90% e tyre kërkojnë të përfitojnë naftën pa akcizë. Të premten në mesnatë u mbyll afati për aplikimin në Skemën Kombëtare të Subvencioneve.
Qeveria ka vënë në dispozicion të fermerëve subvencione për 8 masa që do të financohen, ku përfshihet mbështetja për tufën bazë të matrikuluar/ lopë/ dele dhe dhi; mbarështimi i bletarisë; mbështetje për fara/fidanë dhe impute të tjera; mbështetje për kultivimin e bimëve aromatiko-mjekësore; mbështetje për fermat organike; certifikimi Global GAP; si dhe mbështetje me naftë për punime të mekanizuara në bujqësi.
Aplikimet e Skemës Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi janë hapur më 14 Prill. Ata që kanë lopë do të marrin 10 mijë lekë për krerë, ndërsa ata që mbarështojnë të imëta 1 mijë e 200 lekë. Me 1 mijë lekë do të mbështeten bletarët, ndërsa kultivuesit e perimeve, luleshtrydheve dhe rrushit do të marrin 200 mijë lekë për hektarë. Pwr bimët medicinale, mbwshtetja wshtw 30 mijë lekë/ hektarë.
Sa i takon shpërndarjes gjeografike, edhe këtë vit numri më i lartë i aplikimeve është në qarqet ku bujqësia e blegtoria është më e zhvilluar, si Fier, Korçë, Berat dhe Elbasan.
Fondet e vëna në dispozicion për fermerët, kanë rritur ndjeshëm formalizmin në bujqësi, pasi kushti kryesor për të përfituar është pasjisja me NIPT. Këtë vit janë mbi 5,200 fermerë të cilët janë pajisur rishtazi me NIPT në tatime.
Mendimi juaj

Më pak leje ndërtimi, por vlera e investimit rritet me 47.6%/ Tirana vijon të mbetet “vatra ” e projekteve ndërtimore
Gjatë tremujorit të parë të vitit 2025, sektori i ndërtimit në Shqipëri ka shënuar një rënie të në numrin e lejeve për ndërtesa të reja, por njëkohësisht......

Trump njofton rritje prej 50% të tarifave të çelikut dhe aluminit!
Gjatë një tubimi në një uzinë çeliku, presidenti amerikan njoftoi se do të rrisë tarifat për importet e çelikut nga 25 në 50 përqind. Më pas ai njoftoi të......

Korça “mbretëron”, rritje 5% e turistëve - Masterplani i Macron “ndez” juglindjen
Qarku i Korçës edhe këtë vit mbetet ndër destinacionet më të preferuara nga turistët e huaj. Prefekti i qarkut Nertil Jole thotë se gjatë këtyre muajve ka......

Taksë 10% për Google e Facebook - Gjermania shqyrton vendosjen e masave ndaj platformave digjitale
Gjermania po shqyrton një taksë prej 10% për platformat e mëdha “online” si Google dhe Facebook, thanë burime nga Ministria e Kulturës në vend. Ky veprim......

Maqedonia e Veriut rrezikon të mbetet me 500.000 banorë - Enti Shtetëror i Statistikave jep projeksionet deri në vitin 2070
Maqedonia e Veriut po përballet me një krizë demografike të thellë, për të cilën ekspertët po japin alarmin.Të dhënat e fundit të publikuara nga Enti......

Energjia e prodhuar nga era - ERE nis procedurat për licencimin e një kompanie, e para për këtë vit
Enti Rregullator i Energjisë ka vendosur për herë të parë këtë vit të nisë procedurat për licencimin e një kompanie për prodhimin e energjisë elektrike nga......

KESH i rikthehet blerjeve të energjisë - Hap procedurën për 33.600 mWh, deri tani janë shpenzuar 38 mln euro
Korporata Elektroenergjetike Shqiptare iu është rikthyer blerjeve të energjisë, pas më shumë se 2 muajve që nuk kryente asnjë procedurë tenderuese. Ky dikaster......

16 mln lekë për argjinaturën e lumit Dunavec - Eliminohet përmbytja e 3,620 ha tokë bujqësore në Korçë
Vijojnë punimet për pastrimin e shtratit të lumit Dunavec në Korçë dhe rehabilitimit të argjinaturës për të përmirësuar kullimin dhe mbrojtjen e 3,620 ha tokë......