Fermerët mund të “blejnë” vitet e punës pa gjoba - Nga 294-384 euro në vit. Falen të gjitha kamatvonesat në sistem

Nga ligji i faljes së detyrimeve të prapambetura, apo gjobave dhe kamatëvonesave do të përfitojnë edhe fermerët e regjistruar në sistemin tatimor, pra që kanë apo kanë pasur një NIPT, pavarësisht nëse janë apo jo aktivë aktualisht.
Konkretisht në ligjin i cili hyri në fuqi në janar, "Për fshirjen, shuarjen dhe pagesën e detyrimeve tatimore ndaj administratës tatimore qendrore e vendore dhe e detyrimeve të pagueshme në doganë", në nenet 5 dhe 6, specifikohet edhe shuarja e kamatëvonesave për kategorinë e të vetëpunësuarve në bujqësi.
Konkretisht do të "Shuhen dënimet administrative (gjobat dhe kamatëvonesat) për sigurimet shoqërore e shëndetësore, që u përkasin periudhave tatimore deri në datën 31 dhjetor 2014, që rezultojnë të llogaritura apo të regjistruara në llogarinë e tatimpaguesit, përfshirë të vetëpunësuarit në bujqësi, por pa përfshirë kontributin."
Ndërsa neni 6 parashikon "Shuarjen e dënimet administrative (gjobat dhe kamatëvonesat) për sigurimet shoqërore e shëndetësore, që u përkasin periudhave tatimore nga data 1 janar 2015 deri në datën 31 dhjetor 2024, që rezultojnë të llogaritura apo të regjistruara në llogarinë e tatimpaguesit, përfshirë të vetëpunësuarit në bujqësi, me kushtin që të paguhet 100% kontributi brenda datës 31.12.2026.
E thënë ndryshe, këto nene parashikojnë që kontributet për sigurimet shoqërore të të vetëpunësuarve në bujqësi, nga hyrja në fuqi e ligjit nr. 7703/ 1993, i ndryshuar, nga data 01.10.1993 deri më datë 31.12.2024, paguhen pa kamatëvonesa, sipas vendimit në fuqi.
Pra çdo fermer mund të “blejë” vite e punës me një shumë vjetore prej 38, 400 lekë në vit për zonat fushore dhe 29, 400 lekë në vit për fermerët në zonat malore, duke mos pasur asnjë penalitet sa i takon gjobave dhe kamatvonesave.
Për një periudhë 10 vjeçare fermerët në zonat fushore do duhet të paguanin 384 mijë lekë dhe në zonat malore 294 mijë lekë.
Blerja e viteve të punës është një mundësi që u siguron fermerëve përfitime nga pensioni në të ardhmen.
50% e evropianëve nuk mund të blejnë një shtëpi - Raporti, ndryshime të thella nga një vend në tjetrin
Shumë evropianë nuk janë optimistë për blerjen e një shtëpie. Në 23 vende, pothuajse gjysma thonë se nuk do të jenë kurrë në gjendje të blejnë një shtëpi,......
Italia rrit taksën për kompanitë e energjisë - Do të financojë uljen e faturave për familjet dhe bizneset
Italia miratoi një rritje prej dy pikësh përqindjeje në taksën e korporatave IRAP mbi firmat e energjisë, për të ndihmuar në financimin e një pakete masash......
Mbrojtje për bankat dhe skemat e kartave evropiane - Cipollone i BQE, flet për të ardhmen e euros digjitale
Euro digjitale do të projektohet për të mbrojtur skemat evropiane të kartave dhe për t'i mbajtur bankat në qendër të sistemit të pagesave të rajonit, tha një......
Portal online për të anashkaluar ndalimet e përmbajtjes - SHBA-të planifikojnë të luftojnë censurën në Evropë dhe botë
Departamenti Amerikan i Shtetit po zhvillon një portal online që do t'u mundësojë njerëzve në Evropë dhe në të gjithë botën të shohin përmbajtje të ndaluar......
OBP, 35.5 milionë euro kursime nga prokurimet në 21 muaj
Operatori i Blerjeve të Përqendruara (OBP) ka arritur të kursejë 35.5 milionë euro për buxhetin e shtetit nga procedurat e prokurimit në 21 muaj të......
Dyfishohet financimi për bletarinë - Salla: 10 mijë euro grante për të rinjtë në blegtori. Zhbllokohet IPARD III
Skema Kombëtare e Mbështetjes në Bujqësi , aplikimet e së cilës pritet të hapen së shpejti, këtë vit do të ndryshojë. Në një konferencë për media, Ministri......
Shqipëri–Turqi, vizion i përbashkët për investime në turizëm - Muhamed Isler: Është lokomotivë e ekonomisë shqiptare
Në Tiranë u organizua një aktivitet mbi zhvillimin sektorial të turizmit me fokusin e Shqipërisë turistike, si destinacion 12 mujor. Kreu i Musiad Albania,......
“Forcim i tregut të përbashkët rajonal dhe europian” - Ibrahimaj: Kthen Shqipërinë në pikë hyrëse për perëndimin dhe lindjen
“Ndërlidhja Strategjike dhe Rritja Ekonomike Rajonale: Potenciali Ekonomik i Korridorit VIII" ishte forumi ekonomik i mbajtur në Tiranë. Në fjalën e saj,......


