Fermerët, interes të lartë për financim/ Guri: Fondi i kërkuar 7.2 miliardë lekë, së shpejti nis disbursimi

Interesi i fermerëve për të aplikuar për financim përmes Skemës Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi si dhe Skemës së Investimeve ka qenë i lartë. Në një intervistë për SCAN TV, Zv. Ministri i Bujqësisë, Fatmir Guri theksoi se fondi i kërkuar përmes aplikimeve është afro 7.2 miliardë lekë .
“Ndjeshmëria e fermerëve ka qenë shumë e lartë. Neve kemi patur një aplikim i cili kalonte fondin prej 7.2 miliardë lekësh, një fond realisht shumë i rëndësishëm dhe më i madhi i aplikimeve që kemi pasur ndonjëherë në bujqësinë shqiptare,”- u shpreh Zv.Ministër i Bujqësisë.
Sipas zv. Ministrit Guri, interes të veçantë ka pasur masa e mbështetjes për sipërfaqe toke, të pa lidhur me prodhimin.
“Ajo që është shtuar si e re është pikërisht mbështetja për sipërfaqen e tokës, e palidhur kjo me prodhimin. Për shumë prej fermerëve ka qenë shumë e ngjashme në mënyrën e strukturimit me skemën e naftës. Dy janë të rejat që ajo sjell. Së pari, nuk kemi një lidhje direkte me prodhimin, gjë që e bën të përputhur me ato që janë karakteristikat e skemave të mbështetjes në Bashkimin Europian. Dhe së dyti, është për fermat të cilat janë 3 hektarë, e cila ka ndikuar në rritjen apo në konsolidimin e fermës. Ajo që pamë në fund ishte që numri i aplikuesve ishte shumë i madh. Fermerët në mënyrë automatike filluan të bashkojnë në aplikim tokën,”-sqaroi ai.
Zv.Ministri i Bujqësisë thekson se së shpejti do të nisë disburismi i këstit të parë për fermerët dhe më pas kontrolli në terren.
Durrësi dominon mallrat, Saranda pasagjerët/ Portet shqiptare shënuan rritje në tremujorin e dytë të vitit
Porti i Durrësit vijon të mbajë peshën kryesore të transportit detar në Shqipëri, duke përpunuar pothuajse të gjithë volumin e mallrave që qarkullojnë......
Bankat dhanë 45,3 mld lekë kredi në qershor/ BSH: Edhe depozitat u rritën me 90 mld lekë krahasuar me majin
Sipas të dhënave të fundit të “Bankës së Shqipërisë”, totali i kredisë për ekonominë arriti në 992,7 miliardë lekë në fund të muajit qershor 2026, duke u......
Për herë të parë do të ngrihet Instituti i Tumoreve/ Sala: Check-up dhe shërbimi dializës do të ofrohen nga shteti
Minstrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala deklaroi për mediat se qeveria miratoi vendimin për ngritjen e Institutit të Parë të Tumoreve në......
ERE miraton çmimet negative në bursën e energjisë/ Kufiri minimal për tregun e ditës në avancë zbret në -50 euro/mWh
Enti Rregullator i Energjisë ka miratuar ndryshimin e kufirit minimal të lejuar të çmimit për tregun e ditës në avancë në Bursën Shqiptare të Energjisë......
“Katër oficerë të shtabit do të shkojnë në Gaza”/ Nufi: Këshilli i Ministrave miratoi shpërblim për zjarrfikësit
Në përfundim të Mbledhjes së qeverisë, ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi deklaroi se shqipëria do të nisë 4 oficerë shtabi në misionin ndërkombëtar në Gaza.......
Turizmi mbush avionët, fluturimet arrijnë kulmin/ Pasagjerët u shtuan me 26.4% gjatë tremujorit të dytë të vitit
Trafiku ajror në Shqipëri ka vijuar të rritet me ritme të shpejta edhe gjatë tremujorit të dytë të vitit 2026, duke reflektuar zgjerimin e lidhjeve ajrore,......
Europa, përballë rreziku të zjarreve javën e ardhshme/ BE: Kërcënimi po zhvendoset drejt lindjes, në rrezik Italia dhe Greqia
Greqia, Italia dhe Europa Qendrore pritet të përballen me rrezik të shtuar të zjarreve në javët e ardhshme, duke kërcënuar me përkeqësimin e situatës.......
22 mld USD për rikonstruksionin e aeroportit të Uashingtonit/ Projekti, ndër më të mëdhenjtë. Do të financohet përmes obligacioneve bashkiake
Presidenti amerikan, Donald Trump, prezantoi planin prej 22 miliardë dollarë për të rindërtuar aeroportin “Washington Dulles”, ku do të zëvendësohen......

