Femrat, më të rrezikuara nga varfëria-Rritet edhe pabarazia gjinore në paga. Meshkujt paguhen 7% më shumë
INSTAT ka publikuar para disa kohësh të dhënat për sa i përket nivelit të jetesës dhe rrezikut për të qenë të varfër. Këto statistika tregojnë qartë se në Shqipëri femrat janë më të prirura për të qënë më të varfra se meshkujt.
Sipas shifrave, treguesi i rrezikut për të qenë i varfër në Shqipëri, është 20.2% për femrat dhe 19.3% për meshkujt.
Nëse i analizojmë të dhënat sipas grupmoshave, shohim se gjatë vitit 2023, për grupmoshën 0-17 vjeç, femrat kishin një rrezik për të qenë të varfra të vlerësuar në 27.3%, ndërsa meshkujt 25.7%.
Të dhëna të tjera tregojnë se grupmosha 18-64 vjeç, e cila përfshin edhe pjesën më aktive në tregun e punës, sërish nuk favorizon gratë, pasi femrat kanë një rrezik për të qenë të varfra prej 19.6%, ndërsa burrat 18.8%.
Ndërkohë, nga ana tjetër, për moshën 65 dhe lart, rreziku i prekjes nga varfëria për meshkujt arrin vlerën 19.3%, ndërsa për femrat 20.2%.
Ky raport, krahasuar me vitet 2020-2022, ka pësuar një ndryshim pozitiv për femrat, duke ngushtuar diferencën mes gjinive, por sërish shifrat janë në vafor të meshkujve.
Ky përmirësim mund të lidhet me faktin se, sipas statistikave, vajzat janë më të shkolluara se djemtë, çka u ofron atyre një mundësi më të mirë punësimi.
Nga ana tjetër, të dhënat më të fundit të “Institutit të Statistikave” në publikimin mbi tregun e punës për vitin 2023, si të dhënat e fundit, tregojnë se hendeku gjinor në paga është 7%. Pra, meshkujt kanë një pagë mesatare mujore bruto 7% më të lartë sesa femrat. Krahasuar me vitin 2022 ky tregues rezulton të jetë rritur sërish.
Sondazh

3 zonat më të zhurmshme në Tiranë-Ndotja akustike tej normave të lejuara, raporti: Efekte negative në shëndetin e banorëve
Nivelet e zhurmës janë problematike në disa zona me trafik të lartë dhe aktivitet ekonomik intensiv, teksa zonat më të ndikuara përfshijnë “Pazarin e Ri”,......

Pushteti vendor ankohet më shumë për tenderat-Në janar, KPP regjistroi 67 ankesa dhe depozitoi 14.8 mln lekë
Në janar, Komisioni i Prokurimit Publik, regjistroi në total 67 ankesa nga operatorët ekonomikë. Por referuar buletinit mujor, 66 ankesa janë për procedura......

“Shqipëria më afër Bashkimit Europian se kurrë”-Rama në takim më gratë për 8 marsin: Do jemi vend përfitues në BE
Me rastin e festës së 8 Marsit, Kryeministri i vendit, Edi Rama, zhvilloi një takim me gra dhe vajza për të treguar se ato janë një fuqi e madhe që po rritet......

Gripi i shpendëve, asgjësohen 69 mijë krerë-250 mijë kokrra vezë bllokohen, kontroll tregut
Sëmundja e Influencës Aviare, tipi H5N1, apo e quajtur ndryshe gripi i shpendëve, është prezent në vendin tonë dhe ka prekur një stabiliment në Qarkun e......

Eurostat: Në 2023, gratë në BE fituan 12% më pak se burrat-As kontinenti më i zhvilluar nuk u shpëton pabarazive ekonomike
Tregues të shumtë nxjerrin në pah vazhdimësinë e pabarazive ekonomike midis grave dhe burrave, duke i bërë këto diferenca të dukshme dhe të pamohueshme. Edhe......

Çmimet e energjisë elektrike në tregun e lirë-ERE ndryshon detyrimin për furnizuesit: Jo të gjitha oferat duhet të jenë publike
Enti Rregullator i Energjisë ka ndryshuar vendimit që detyronte të gjithë furnizuesit e energjisë elektrike të publikonin ofertat e tyre në Platformën e......

Vaksina e Covid, Pfizer dhe BionTech e vodhën patentën-Gjykata rajonale në Dusseldorf ka vendosur në favor të Modernas
Kompanitë bioteknologjike gjermane, BioNTech dhe partneri i saj amerikan, Pfizer kanë përdorur pa leje pronën intelektuale të Moderna-s gjatë zhvillimit të......

Gratë në parlament, si renditet Shqipëria? Arrin një përfaqësim prej 35.7%. Kapërcen mesataren europiane
Një raport i publikuar nga Eurostat ka treguar përqindjen e grave që mbanin poste parlamentare në disa shtete të Europës. Referuar këtyre të dhënave, në......