Faza III e zgjerimit të superstradës Tiranë–Durrës, ARRSH: Në kantier punohet në disa fronte njëkohësisht

Faza e tretë e punimeve për zgjerimin e Superstradës Tiranë–Durrës po vijon me ritme të larta. Sipas një postimi të bërë nga Autoriteti Rrugor Shqiptar punimet kanë shënuar progres të ndjeshëm dhe kanë tejkaluar grafikun e parashikuar për ecurinë e tyre.
Sipas të dhënave më të fundit nga Autoriteti rrugor në kantier po punohet intensivisht në disa fronte njëkohësisht:
Kështu po vijohet me ndërtimin e nyjes së re të Laknasit dhe mbikalimin e ri të Kasharit. Po ashtu po punohet për formimin e trupit të rrugës dhe realizimin e ndërhyrjeve të tjera të parashikuara në këtë fazë.
Zgjerimi i superstradës Tiranë-Durrës është një nga projektet më të rëndësishme për infrastrukturën rrugore kombëtare, që po zbatohet aktualisht. Ai synon: rritjen e kapacitetit të aksit Tiranë–Durrës, përmirësimin e sigurisë rrugore në aksin me dendurinë më të lartë të trafikut si edhe lehtësimin e qarkullimit dhe reduktimin e problematikave në këtë aks që është më i ngarkuari në vend.
Faza e tretë e punimeve për zgjerimin e superstradës Tiranë-Durrës është tenderuar rreth një vit më parë. Ajo parashikon zgjerimin nga kilometri 6 deri në atë 7.5, si dhe me nyjet lidhëse të kësaj rruge me zonat përreth, me një investim prej 25 milionë euro.
Kaos në aeroportin e Katanias: Shpërthen Etna, qindra anulime dhe devijime
Aktiviteti i vullkanit Etna në Itali ka shkaktuar probleme të mëdha në trafikun ajror në Siçili, duke prekur rreth 700 fluturime në aeroportin e......
Nëntë vatra zjarri aktive në 6 qarqe - Mbi 450 forca dhe 5 mjete ajrore në operacione
Nëntë vatra zjarri vijojnë të jenë aktive në territorin e vendit, në qarqet Tiranë, Fier, Durrës, Gjirokastër, Dibër dhe Korçë, ndërsa strukturat e Mbrojtjes......
OSHEE: Ndërprerje 15-minutëshe të energjisë në një pjesë të Tiranës
OSHEE njofton se, për shkak të punimeve që do të kryhen nga Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST), pritet të ketë një ndërprerje të përkohshme të......
Francezët zgjedhin Shqipërinë - U rritën me 288,2%. “BFM Business” veçon çmimet, aksesin dhe rivierën
Shqipëria po tërheq gjithnjë e më shumë turistë nga Franca, duke u pozicionuar mes destinacioneve që kanë shënuar rritjen më të fortë në tregun francez këtë......
Cili qark mori më shumë kredi për shtëpi në 2026? Tirana mban rekordin e huave për banesa, Korça e para për rritjen
Kreditë për blerjen e banesave vijojnë të zgjerohen, me Tiranën që mban dukshëm peshën kryesore të financimit për shtëpi. Të dhënat e "Bankës së Shqipërisë"......
Si pritet të ndryshojnë çmimet e pronave në Durrës? Në 3–5 vitet e ardhshme, tregu pritet të favorizohet nga ndërtimet e reja
Durrësi po konsolidon pozicionin si një nga tregjet më të kërkuara të pasurive të paluajtshme në Shqipëri, me apartamentet që përbëjnë pjesën dërrmuese të......
Doganat arkëtojnë 142 miliardë lekë në 7 muaj - 5.1 miliardë lekë shtesë, mallrat e akcizës japin kontributin kryesor
Të ardhurat doganore kanë rezultuar me performancë pozitive përgjatë këtij vitit. Referuar të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, për periudhën......
Bonot 12-mujore bëhen më fitimprurëse - Yield-i shënon rritje në ankandin e fundit, por kërkesa e investitorëve mbetet e ulët
Fitimet nga investimi në bono thesari 12-mujore kanë shënuar një tjetër rritje në ankandin më të fundit të zhvilluar nga Ministria e Financave, më 11 gusht.......

