Shqipëria Postuar më 14 Korrik 2025, 15:33

‘Faturë tatimore për produktet’ – Denaj: Ulim informalitetin në sektorin bujqësor!

Nga Edel Strazimiri

‘Faturë tatimore për produktet’ – Denaj: Ulim

Nga sot ka hyrë në fuqi detyrimi për lëshimin e faturës tatimore për çdo shitje të produkteve ushqimore, përfshirë ato bujqësore dhe blegtorale, edhe nga fermerët.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj bëri të ditur se ky hap është pjesë e një strategjie të gjerë kombëtare që synon formalizimin e ekonomisë agroushqimore, rritjen e gjurmueshmërisë së produkteve bujqësore dhe garantimin e të drejtave të konsumatorit për ushqime të kontrolluara dhe të sigurta.

Sipas kësaj nisme, çdo operator i biznesit ushqimor, përfshirë edhe fermerët që tregtojnë prodhimin e tyre, është i detyruar të lëshojë faturë tatimore për çdo shitje të bërë.

“Faturimi elektronik bëhet forma standarde e raportimit dhe pritet të ndihmojë ndjeshëm në uljen e nivelit të informalitetit, duke mundësuar në të njëjtën kohë një ndjekje të saktë të zinxhirit të shpërndarjes së produkteve”, tha Denaj.

Autoritetet kanë bërë të ditur se subjektet që tregtojnë pa faturë tatimore do të përballen me kontrolle dhe masa ndëshkimore sipas ligjit “Për procedurat tatimore”.

Kjo nismë sjell përfitime të konsiderueshme jo vetëm për konsumatorët, të cilët do të kenë siguri mbi origjinën dhe përbërjen e produkteve që konsumojnë, por edhe për vetë fermerët dhe prodhuesit që formalizohen.

Përmes këtij procesi ata fitojnë mundësinë për të përfituar mbështetje fiskale, duke përfshirë akses në subvencione, kredi dhe programe zhvillimi të dedikuara për sektorin si dhe gjithashtu, formalizimi dhe certifikimi i produktit shqiptar rrit konkurrueshmërinë e tij si në tregun vendas, ashtu edhe në atë ndërkombëtar.

 ‘Faturë tatimore për produktet’ – Denaj: Ulim ‘Faturë tatimore për produktet’ – Denaj: Ulim ‘Faturë tatimore për produktet’ – Denaj: Ulim

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat