Faturë për energjinë e vjedhur - Në 8 muaj u penalizuan 203 konsumatorë, u faturua 80% sasi më shumë se vjet

203 konsumatorë u faturuan nga Operatorit i Shpërndarjes së Energjisë Elektike për dëm ekonomik gjatë 8 - mujorit të parë të këtij viti për një sasi energjie prej 4,742 mWh.
Faturimet përfshijnë dëme të shkaktuara nga ndërhyrjet e paligjshme në sistemin e matjes së energjisë elektrike e më konkretisht manipulime të matësve, lidhje të paautorizuara në rrjet ose ndërhyrje në pajisjet matëse, me qëllim shmangien e rregjistrimit të konsumit real të energjisë.
Në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë numri i konsumatorëve të faturuar për dëm ekonomik ka pësuar rënie, pasi gjatë 8-mujorit 2024 ishin 356 konsumatorë të kapur në shkelje. Megjithatë, sasia e energjisë së faturuar është më e lartë këtë vit, pasi në periudhën janar – gusht 2024 vlerat e raportuara ishin 2,453 mWh. Kjo do të thotë se në 8-mujorin e këtij viti është faturuar rreth 80% energji e vjedhur më shumë se e njëtja periudhë e një viti më parë.
Penalizimi me ‘gjobë kilovatësh” për të gjithë ata që vjedhin energjinë elektrike aplikohet që nga viti 2020, duke konvertuar në lekë sasinë e energjisë së konsumuar në formë të paligjshme. Ndërkaq, sipas rregullores në fuqi çdo përdorues i rrjetit ka mundësi për t’u ankuar pranë Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes apo Entit Rregullator të Energjisë, në rast se kundërshton faturën e dëmit ekonomik të vendosur. Gjatë vitit 2024, ERE trajtoi 21 ankesa të tilla, të cilat përbënin rreth 15% të totalit të ankesave të trajtuara nga ky dikaster.
Bizneset nën vëzhgim, shtohen pezullimet e paralajmërimet - Nga këshillimet, te gjobat. Si po ndryshon mjedisi i punës këtë vit?
Me shtimin e kontrolleve në sektorin e bizneseve gjatë vitit 2025, është vënë re një rritje e dukshme e masave administrative dhe e ndërhyrjeve për mbrojtjen......
Testim kombëtar dhe paga sipas performancës - Qeveria propozon ndryshime në ligjin “Për nëpunësin civil”
Qeveria ka hedhur për Konsultim Publik një sërë ndryshimesh në ligjin “Për nëpunësin civil”, me synimin për ta përshtatur administratën publike me standardet......
Shpenzimet për Halloween, në nivele “të frikshme” - Nga kungujt te çokollatat, sa paguajnë amerikanët për festën?
Halloween, i njohur për kostumet, çokollatat dhe argëtimin “e frikshëm”, është shumë më tepër sesa një ditë festash. Ai është një motor i fuqishëm ekonomik......
Rriten pensionet në Kosovë nga 1 nëntori - Qeveria në detyrë miraton edhe Projektbuxhetin 2026 prej 4 miliardë euro
Qeveria në detyrë e Kosovës miratoi Projektbuxhetin për vitin 2026 me vlerë prej 4 miliardë euro, nga të cilat 1 miliard euro janë të dedikuara për investime......
Vetëm 10 nga 53 kandidatë rifitojnë lejen e drejtimit - DPSHTRR: Rrugët kërkojnë drejtues të përgjegjshëm
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka publikuar rezultatet e fundit të sesionit të ritestimit, për drejtuesit e automjeteve që......
Microsoft investon 35 miliardë euro për “IA” - Raporton mbi 77 miliardë dollarë të ardhura në tremujorin e fundit
Microsoft tejkaloi parashikimet për shitjet në tremujorin e fundit, duke raportuar 77.7 miliardë dollarë të ardhura dhe 30.8 miliardë dollarë fitime.......
Eurodeputeti Schieder: Shqipëria në nëntor hap grupkapitullin e fundit të negociatave
Eurodeputeti Andres Schieder deklaroi në një konferencë për mediat në Tiranë se procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian po ecën mirë dhe......
Çmimet globale të mallrave, drejt rënies - Priten të tkurren në nivelin më të ulët që prej pandemisë
Sipas raportit më të fundit të Bankës Botërore, çmimet globale të produkteve bazë pritet të bien në nivelin më të ulët që nga viti 2020, duke shënuar vitin e......





