Faturë për energjinë e vjedhur - Në 1 vit u penalizuan 507 konsumatorë, vlera arrin në 111 mln lekë
507 konsumatorë u faturuan nga Operatorit i Shpërndarjes së Energjisë Elektike për dëm ekonomik gjatë vitit 2024, me një vlerë totale prej rreth 111 mln lekë. Faturimet përfshijnë dëme të shkaktuara nga ndërhyrjet e paligjshme në sistemin e matjes së energjisë elektrike e më konkretisht manipulime të matësve, lidhje të paautorizuara në rrjet ose ndërhyrje në pajisjet matëse, me qëllim shmangien e rregjistrimit të konsumit real të energjisë.
Në raport me një vit më parë numri i konsumatorëve të faturuar për dëm ekonomik ka pësuar rënie, pasi gjatë vitit 2023 ishin 680 konsumatorë të kapur në shkelje me një vlerë faturimi prej rreth 196.5 mln lekë.
Ndërkaq, për vitin 2024 numri më i lartë i faturimeve për dëm ekonomik apo thënë ndryshe për vjedhje energjie është regjistruar në Rajonin e Shkodrës, me 143 konsumatorë. Më pas vjen Kukësi, me 86 faturime dhe Burreli me 64 faturime. Numri më i ulët është shënuar në Korçë dhe Berat me respektivisht 3 dhe 6 faturime për dëm ekonomik.
Penalizimi me ‘gjobë kilovatësh” për të gjithë ata që vjedhin energjinë elektrike aplikohet që nga viti 2020, duke konvertuar në lekë sasinë e energjisë së konsumuar në formë të paligjshme. Ndërkaq, sipas rregullores në fuqi çdo përdorues i rrjetit ka mundësi për t’u ankuar pranë Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes apo Entit Rregullator të Energjisë, në rast se kundërshton faturën e dëmit ekonomik të vendosur. Gjatë vitit 2024, ERE ka trajtuar 21 ankesa të tilla, të cilat përbëjnë rreth 14,68 % të totalit të ankesave të trajtuara nga ky dikaster.
Sondazh

Greqia, sistem kontrolli për trenat - Mitsotakis premton reforma pas aksidentit vdekjeprurës të vitit 2023
Greqia synon të instalojë sisteme kontrolli për trenat deri në shtator, që të shtojë sigurinë në hekurudhat e saj, tha Kryeministri Kyriakos Mitsotakis, më......

ZAN’ART- “Artizanati Shqiptar nga Tradita në modernitet”!
AIDA në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë Kulturës dhe Inovacionit do të zhvillojnë nesër ZAN’ART- “Artizanati Shqiptar nga Tradita në modernitet”, një......

Dobësohet sërish Dollari amerikan – Sa këmbehen sot valutat e kryesore?
Dollari amerikan ka shënuar sërish rënie këtë mëngjes pas rikuperimit që pati gjatë fundjavës teksa është blerë sot me 86.2 lekë dhe është shitur me 87.2......

Sulm kibernetik apo defekt teknik? - Situata në Spanjë dhe Portugali pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme!
Një ndërprerje masive goditi Spanjën dhe Portugalinë në mesditë të hënën, duke e bllokuar Gadishullin Iberik. Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez shpalli......

Spanja, Portugalia dhe pjesë të Francës goditen nga ndërprerje masive të energjisë elektrike!
Një ndërprerje kombëtare e energjisë elektrike goditi Spanjën dhe Portugalinë të hënën, duke lënë miliona pa energji elektrike. Raportet tregojnë probleme me......

Ushtria, rekord shpenzimesh globale në vitin 2024 - Kostot evropiane regjistrojnë rritjen më të lartë që nga Lufta e Ftohtë
Shpenzimet ushtarake në mbarë botën shënuan rritjen më të madhe në vitin 2024 që nga fundi i Luftës së Ftohtë, duke arritur në 2.7 trilionë dollarë, ndërsa......

KQZ teston pajisjet elektronike të identifikimit - Pelinku: PEI do të përdoren në 5225 qendra votimi
“Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve këtë të hënë, ka nisur testimin e pajisjeve elktronike të identifikimit të cilat do të përdoren për zgjedhjet parlamentare të......

Turizmi dentar, ndikim indirekt në ekonominë e vendit - Zv/kryeministrja Belinda Balluku, në një klinikë në Lushnje
Zv.kryeministrja dhe njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku vizitoi një klinikë në Lushnjë, duke qenë se industria e turizmit......