Shqipëria Postuar më 28 Qershor 2025, 10:50

Faturë për energjinë e vjedhur - Dëm ekonomik, në 4 muaj janë penalizuar 90 konsumatorë

Nga Ola Mitre

Faturë për energjinë e vjedhur - Dëm ekonomik, në 4

90 konsumatorë u faturuan nga Operatorit i Shpërndarjes së Energjisë Elektike për dëm ekonomik gjatë 4-mujorit të parë të vitit. Faturimet përfshijnë dëme të shkaktuara nga ndërhyrjet e paligjshme në sistemin e matjes së energjisë elektrike e më konkretisht manipulime të matësve, lidhje të paautorizuara në rrjet ose ndërhyrje në pajisjet matëse, me qëllim shmangien e rregjistrimit të konsumit real të energjisë.

Në raport me një vit më parë numri i konsumatorëve të faturuar për dëm ekonomik ka pësuar rënie, pasi për të njëjtën periudhë të vitit 2024, ishin 240 konsumatorë të kapur në shkelje.

Penalizimi me ‘gjobë kilovatësh” për të gjithë ata që vjedhin energjinë elektrike aplikohet që nga viti 2020, duke konvertuar në lekë sasinë e energjisë së konsumuar në formë të paligjshme. Ndërkaq, sipas rregullores në fuqi çdo përdorues i rrjetit ka mundësi për t’u ankuar pranë Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes apo Entit Rregullator të Energjisë, në rast se kundërshton faturën e dëmit ekonomik të vendosur.

Vjedhja e energjisë është një nga treguesit që regjistrohet si humbje joteknike në rrjetin e shpërndarjes. Për 4-mujorin niveli i përgjithshëm i humbjeve në shpërndarje u regjistrua në 17%, teksa vjedhjet përbënin gati 1/3 e tyre. Pak ditë më parë, gjatë një takimi me përfaqësues të institucioneve, edhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku solli në vëmendje luftën ndaj informalitetit në sektor, veçanërisht në disa rajone ku vjedhja e energjisë është më e madhe. 



 

 

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat