Shqipëria Postuar më 4 Mars 2026, 13:15

Fasonët, skemë kompensimi për kursin e këmbimit - Propozimet: Rritje e koeficientit të amortizimit për makineritë dhe fonde të dedikuara

Nga Elisabeta Dosku

Fasonët, skemë kompensimi për kursin e këmbimit -

Sektori i prodhimit të veshjeve dhe këpucëve vijon të pësoje humbje të mëdha monetare por edhe të fuqisë punëtore, për shkak të kursit të këmbimit. Vetëm gjatë 2025 , nga sektori raportohet reduktimi afro 12 mijë vende punë.

Për këtë arsye, në dëgjesën e zhvilluar në komisionin e Ekonomisë, kërkohet marrja e masave emergjente.

Edvin Prençe, Kryetar i Pro Eksport Albania: “Te rritet koeficienti i amortizimit nga 20 për qind në 40 % sa i takon makinerive te prodhimit. Kjo nuk është ulje tatimi, por ndryshon rimtin me të cilin njihen shpenzimet e investimit për qëllime fiskale.   Shërben për të rritur produktivitetin dhe për të bërë investimet e nevojshme që të jemi më konkurrues. Politika duhet ti japë AIDË-së fonde të dedikuara për sektorin e fasonerisë."

Një ndër masat kryesore lidhet edhe me një mekanizëm kompensimi për kursin e këmbimit.

Donika Mici, Nënkryetare e Pro- Eksport Albania: “Sot jemi në një moment kritik. Kemi humbur vende pune edhe në 12024. Nuk është kollaj që ky sektor me 65 mijë punonjës të zhduket. Humbje kolosale nga euro që nuk mund t’ia faturojmë dot klientit sepse është e pamundur. Duhet të fokusohemi në një mekanizmm fiskal kompensues tranzitor.  Është një mjet mbrojtës që do të shpëtojë këtë sektor pa atakuar ekonominë e Shqipërisë.  Duhet të jetë i aplikueshëm mbi eksportet e realizuar dhe verifikuara me qëllim stabilizimin e marzhit operacional, ruajtjen e vendeve të punës dhe mbrojtjen e nënkontraktorëve.   Masa është  masa e kompensim fiskal në eksport dhe nuk përbën ndërhyrje në kursin e këmbimit, por mbulon diferencën reale të kursit. Ne propozojmë që të krijojmë një kurs këmbimi nga 101-105 lekë të përcaktuar mbi bazën shumëvjeçare të të llogaritur të kursit, para forcimit strukturor të lekut. Diferenca midis kursit të tregut dhe këtij niveli të kompensohet mbi eksportet e realizuara të regjistruara në sistemin doganor që janë të verifikueshme shumë thjeshtë. Kompensimi llogaritet mbi deklaratat e eksportit të regjistruara”.

Sektori ka të punësuar mbi 65 mijë persona dhe qarkullon mbi 1 miliardë euro faturim eksport në vit.

Shqipëria 4 Mars Edel Strazimiri

Doganat bllokojnë 920 pajisje elektronike

Në vijim të kontrolleve të vazhdueshme për respektimin e ligjshmërisë, Dega Doganore Rinas njofton se  ka bllokuar 920 pajisje elektronike "Apple" dhe......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat