Çfarë të ardhurash të tjera deklarohen në DIVA? - Përjashtohen nga tatimi 15 % pronat e dhuruara brenda familjes
Qytetarët shqiptarë janë të detyruar të deklarojnë përmes DIVA-s deri në 31 Mars, edhe çdo të ardhur tjetër mbi 50 mijë lekë që nuk i nënshtrohet tatimit përfundimtar në burim.
Referuar ligjit në fuqi, të ardhura të tilla mund të jenë nga rezidentë në Republikën e Shqipërisë, të cilët marrin një dhuratë ose trashëgimi të aseteve të ndodhura në Shqipëri ose jashtë saj, ose marrin fitime nga lojërat e fatit të zhvilluara në Republikën e Shqipërisë ose jashtë saj; dhe b) jorezidentë në Republikën e Shqipërisë, që marrin një dhuratë ose trashëgimi të aseteve të ndodhura në Shqipëri, ose marrin fitime nga lojërat e fatit të zhvilluara në Shqipëri.
Të ardhurat nga lojërat e fatit janë të ardhurat e fituara nga kategoritë e lojërave të fatit, sipas përcaktimit të tyre në legjislacionin në fuqi për lojërat e fatit.
Dhuratat përfshijnë pasurinë e luajtshme ose të paluajtshme ose paratë e fituara pa ndonjë kompensim në këmbim.
Trashëgimi përfshin pasurinë e luajtshme ose të paluajtshme ose paratë e fituara si rezultat i kalimit për shkak të vdekjes nga personi i vdekur tek trashëgimtarët e tyre, pasi janë zbritur detyrimet e trashëgueshme.
Për një pjesë të këtyre kategorive të sipërpërmendura, sidomos kalimi i pronësisëm tatimi mbahet në burim, por në rastet ku nuk është mbajtur, është detyrim për deklarim.
Referuar ligjit, përjashtohen nga tatimi: dhurimet dhe trashëgimia e përfituar nga/ose ndërmjet trashëgimtarëve ligjorë në radhë të parë dhe të dytë dhe dhurimet dhe trashëgimia brenda lidhjes gjinore motër-vëlla; dhurimet dhe trashëgimitë deri në 5 milionë lekë për tatimpagues për pasuritë e paluajtshme dhe deri në 1 milionë lekë për pasuritë e luajtshme për tatimpagues; kalimi i së drejtës së pronësisë trashëgimtarëve ligjorë përkatësisht nëpërmjet dhurimit dhe/ose heqjes dorë nga pasuria, kur prona rrjedh nga bashkëpronësia e detyrueshme.
Norma e tatimit për trashëgimitë, dhuratat dhe të ardhurat nga lojërat e fatit sipas këtij neni është 15%.
Sondazh

Rekordet e Aeroportit të Rinasit në 2024 - 3 fluturime më shumë në 1 orë se në 2023, 75% nga kompanitë low-cost
Viti 2024 shënoi një rekord historik për transportin ajror në aeroportin e Rinasit, duke i kthyer linjat ajrore në qendër të aktivitetit ndërkombëtar të......

Trump rikthen vëmendjen tek “ari i zi” - Mbushja e plotë e rezervës strategjike kërkon rreth 24 mld dollarë
Plani i Presidentit Donald Trump për të rimbushur sistemin emergjent të magazinimit të naftës së papërpunuar të SHBA-së do të ndihmonte në mbrojtjen kundër......

27 janar, nis kompensimi financiar i pronarëve - Pronat e të cilëve preken nga ndërtimet informale. Procesi, i pakufizuar në kohë
Agjencia e Trajtimit të Pronave, bën me dije se nga data 27 janar 2025 do të nisë procesi i pranimit të kërkesave të subjekteve përfitues, për kompensimin......

Propozimi, ndryshon skema e TVSH-së për fermerët - Çfarë parashikohet për shit-blerjet e produkteve bujqësore?
Skema aktuale e TVSH-se ka krijuar pabarazi të theksuar midis fermerëve vendas dhe operatorëve të tjere ekonomikë që veprojnë në të njëjtin treg, duke rritur......

Sa do të rritet ekonomia shqiptare në 2025? - Banka Botërore parashikon një ngadalësim të ritmit edhe gjatë vitit të ardhshëm
Ekonomia shqiptare pritet të rritet me një ritëm më të ngadaltë në 2025 dhe 2026. Sipas parashikimeve të Bankës Botërore, vendi pritet të ketë një rritje......

Tërheqja e SHBA-së nga marrëveshja e Parisit - Guterres: Varësia ndaj lëndëve djegëse fosile, “përbindëshi i Frankenshtajnit”!
Varësia e botës ndaj lëndëve djegëse fosile është një “përbindësh i Frankenshtajnit që nuk kursen asgjë dhe askënd”, u tha sekretari i përgjithshëm i OKB-së,......

Sa këmbehen sot valutat kryesore?
Dollari amerikan është blerë sot me 94 lekë dhe është shitur me 95.2 lekë duke fituar pikë nga dje sipas kursit të këmbimit lokal. Euro blihet sot me 98......

Shqipëria merr drejtimin e Konferencës Ndërkombëtare të Komisionerëve të Informimit
Shqipëria ka marrë Presidencën e Konferencës Ndërkombëtare të Komisionerëve të Informimit (ICIC), detyrë të cilën do ta mbajë deri në qershor 2025. Në takimin......