Çfarë solli reforma administrativo-territoriale? Analiza/ Problemet financiare që prodhoi ndryshimi i hartës në vitin 2014

Pavarësisht progresit dhe suksesit të reformës administrativo- territoriale të vitit 2014, janë identifikuar disa probleme të rëndësishme, të cilat sugjerohen të analizohen dhe merren në konsideratë në hartimin e reformës së re.
Raporti i financave vendore për vitin 2025, rendit si ndër problemet kryesore varësinë e disa njësive vendore nga qeveria qendrore, ku argumentohet se disa bashki të vogla dhe të mesme për shkak të kapacitetit të ulët fiskal kanë ende varësi të konsiderueshme nga transfertat e qeverisë qendrore (mbi 50% i buxhetit financohet nga transfertat qeveritare).
Po ashtu, vlerësohet se reforma prodhoi pabarazi financiare midis bashkive të mëdha dhe atyre të vogla/të mesme. Një pjesë e madhe e të ardhurave nga taksat dhe tarifat vendore përqendrohet në bashkitë e mëdha, veçanërisht në Tiranë. Gjithashtu, jo të gjitha bashkitë kanë të njëjtat burime ekonomike dhe financiare. Disa bashki urbane kanë më shumë të ardhura dhe zhvillim, ndërsa bashkitë rurale përballen me: mungesë investimesh, emigracion, burime financiare të kufizuara.
Një pasojë tjetër është rritja e kostove administrative dhe detyrimet e prapambetura.
Analiza e zhvillimeve financiare gjatë viteve të fundit evidenton se në një pjesë të bashkive, shpenzimet administrative kanë ndjekur një trajektore rritëse, shpeshherë më të shpejtë se rritja e të ardhurave. Gjithashtu, disa bashki vazhdojnë të jenë në situatën e problemeve/vështirësisë financiare dhe me rritje të nivelit të detyrimeve të prapambetura, duke reflektuar dobësi strukturore në menaxhimin buxhetor dhe planifikimin financiar. Kjo situatë është shoqëruar me rritjen e nivelit të detyrimeve të prapambetura, çka sinjalizon mangësi në disiplinën financiare, mungesë të prioritizimit të shpenzimeve dhe një alokim joeficient të fondeve. Sipas raportit, në periudhën afatmesme, për disa bashki rritja e kostove administrative dhe detyrimet e prapambetura mund të cenojë qëndrueshmërinë fiskale të bashkive, do të kufizojë hapësirën për investime zhvillimore, si dhe do të reduktojë cilësinë e shërbimeve publike ndaj komunitetit.
Ndër pasojat e tjera, konsiderohen shërbime të dobëta në zonat rurale. Në raport thuhet se në disa zona të largëta: investimet janë të kufizuara dhe si rrjedhojë shërbimet e ofruara publike janë përkeqësuar. Si rrjedhojë, këto bashki përballen me nivele më të ulëta shërbimi krahasuar me qendrat urbane, duke thelluar pabarazitë territoriale dhe sociale
Nga një analizë e bërë mbi funksionimin e bashkive të mëdha kundrejt bashkive të vogla në disa drejtime, vihet re se bashkitë e vogla kanë kufizime në: Mirëmenaxhimin e pasurive dhe burimeve natyrore (pyje, minerale, bujqësi, turizëm, ujërat etj) të zonave dhe territoreve përkatëse, Mirëmenaxhimin e burimeve financiare, dhe Mirëadministrimin e territorit.
Po ashtu kapacitetet e kufizuara njerëzore me të cilat përballen shpesh njësitë e vogla të vetëqeverisjes vendore, shoqërohen me pamundësinë për të ushtruar funksionet e tyre, për të mbledhur të ardhura, e si rrjedhojë për të ofruar shërbime për qytetarët.
“Dollar për dollar”, SHBA vendos tarifën 50%/ Kanadaja përgjigjet: Në pikëpyetje çdo marrëveshje mes nesh
Valë e re tarifash amerikane ndaj një game të gjerë mallrash kanadeze ka hyrë në fuqi, pasi negociatat tregtare mes SHBA-së dhe Kanadasë dështuan në minutat......
Saranda e kroçerave dhe kombinimi me trashëgiminë historike/ Çipa: Konsolidim i industrisë turistike, të mos abuzohet me çmimet
Me fluks në rritje të turistëve vendas dhe të huaj, muaji Gusht, mbetet piku i sezonit turistik në Sarandë. Porti është bërë tashmë ndalesa e dhjetëra......
QSUNT, spitali më i ngarkuar/ Në Shkodër dhe Lezhë përdoret vetëm një e treta e shtretërve
Autonomia spitalore ka sjellë një dinamikë të ndryshme në përdorimin e kapaciteteve shëndetësore, por të dhënat tregojnë se diferencat mes spitaleve......
8 vatra zjarri aktive në vend/ Puka dhe Mirdita, më të rrezikuarat
Flakët vijojnë të mbajnë në alarm disa zona të vendit. Situata më e vështirë gjatë orëve të fundit është regjistruar në Pukë dhe Mirditë, ku zjarret kanë......
Pogradeci “rrëmben” turistët në Gusht/ Qyteti juglindor, destinacion i preferuar për pushime
Pogradeci një nga qytetet më piktoreske në Shqipërinë juglindore, i vendosur buzë Liqenit të Ohrit, ka qënë një nga destinacionet e preferuara gjatë muajit......
659 aplikime për patenta në Shqipëri/ Vetëm 11 kërkesa kombëtare, regjistrohen 7 prej tyre
Gjatë vitit 2025, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale (DPPI) u regjistruan 659 aplikime për patenta, por vetëm një pjesë shumë e vogël......
KESH, 3.38 mln euro energji për fundin e Gushtit/ Temperaturat rrisin kërkesën, çmimi mesatar gati 132 euro/mWh
Teksa temperatuart e larta kanë rritur kërkesën për energji, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka realizuar një blerje për periudhën 22–30 gusht 2026, me......
Biznesi në Kosovë regjistron punëtorët në Sistemin EDI/ 31 Tetor 2026, afati i fundit për përmbushjen e këtij detyrimi
Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar të gjithë punëdhënësit që kanë punëtorë në marrëdhënie pune, se duhet të sigurohen që të dhënat e punëtorëve të......

