Çfarë rrezikojnë bizneset që kanë borxhe ndaj tatimeve? - Nga konfiskimi i xhiros ditore, tek sekuestro e plotë e pasurisë
Bizneset po neglizhojnë ndjeshëm pagesën e detyrimeve tatimore ndaj buxhetit të shtetit, duke rrezikuar të bien pre e masave të ashpra të cilat mund të çojnë deri në faliment të sipërmarrjes së tyre. Ditët e fundit administrata tatimore ka përqendruar vëmendjen në mbledhjen e borxheve të krijuara nga bizneset, duke rikujtuar pasojat që mund të kenë nëse nuk zbatojnë legjislacionin në fuqi. Por pavarësisht kësaj, vetëm në muajin Maj detyrimet e krijuara rishtazi arritën në 47 milionë euro.
Por çfarë rrezikojnë konkreresht bizneset që kanë akumuluar detyrime apo nuk i shlyejnë ato në kohë? Referuar ligjit “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, administrata tatimore ka kompetencat për të mbledhur detyrimet tatimore të papaguara me forcë, për të cilat nuk është ushtruar e drejta e ankimit apo kanë kaluar të gjitha fazat e shqyrtimit administrativ dhe gjyqësor.
Sipas nenit 89 të ligjit “administrata tatimore mund të angazhojë strukturat e saj për të verifikuar dhe monitoruar në vend aktivitetin tregtar të tatimpaguesit, me qëllim konfiskimin në fund të çdo dite të një shume jo më pak se 50 për qind të qarkullimit të realizuar, por jo më shumë se detyrimi tatimor, për të cilin ka filluar procedura e mbledhjes me forcë të detyrimeve tatimore, për llogari të detyrimeve tatimore të pashlyera të tatimpaguesit. Pagesa e shumës së qarkullimit të sekuestruar kalohet në llogarinë bankare të administratës tatimore ditën e nesërme”.
Tatimpaguesi, për të cilin administrata tatimore ka filluar mbledhjen me forcë të detyrimeve tatimore të papaguara, nuk mund të kryejë transferim të shumave të parave nga llogaria e tij apo të shesë\të transferojë aktivet ose kapitalet e shoqërisë, vetëm në rast kur ato kanë si qëllim shlyerjen e detyrimit.
Nga ana tjetër, tatimet mund të kërkojë pranë organeve kompetente: ndalimin e lëvizjes jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë të administratorit, të personit juridik, ortakut dhe aksionarit të personit juridik apo individit tregtar, i cili ka detyrime të papaguara si dhe ndalimin e transferimit jashtë shtetit të shumave të depozituara në llogaritë bankare, në emër të individit tregtar apo të shoqërisë tregtare, që ka detyrime të papaguara.
Po ashtu administrata tatimore ka të drejtën ti kërkojë çdo banke tregtare, ku tatimpaguesi ka llogari në emër të vet, të bllokojë një shumë, e cila duhet të jetë më e vogla ndërmjet: shumës që kërkohet të mbahet dhe shumës, që rezulton në atë çast në llogarinë bankare të tatimpaguesit. Shuma e bllokuar kalon për llogari të administratës tatimore.
Sipas ligjit në fuqi, tatimeve u lind e drejta të vendosin masën e sigurimit të detyrimit tatimor të papaguar e cila mund të jetë, sipas rastit, barrë siguruese ose barrë hipotekore dhe nëse sërish detyrimi nuk shlyhet, kalohet në ekzekutimin i masës së sigurimit, nëpërmjet sekuestrimit, konfiskimit dhe shitjes së pasurisë së siguruar në favor të administratës tatimore, në pronësi të tatimpaguesit. E gjithë pasuria e tatimpaguesit është objekt i sekuestrimit në masën e detyrimit tatimor të papaguar.
Totali i borxhit të akumuluar nga sipërmarrjet ndaj administratës tatimore ndër vite arrin në 162.5 miliardë lekë.

Përgjysmohen përdoruesit amerikanë të Temu - Shkak, eleminimi i praktikës “de minimis” për dërgesat në SHBA
Përdoruesit e përditshëm amerikanë të platformës globale Temu ranë me 58% në muajin maj, sipas firmës Sensor Tower. Kjo është një nga shumë vështirësitë me......

Durrësi, me plan të ri zhvillimi urban - Bashkia nis fazën e projektimit për investimet e reja
Bashkia e Durrësit ka shpallur hapjen e tenderit për hartimin e masterplanit dhe përgatitje të projekteve të zbatimit për një sërë ndërhyrjesh......

“Hospitality Albania” nis garën për përzgjedhjen e projekteve më të mira
“Hospitality Albania” është projekti i investimit, i cili synon ripërdorimin dhe modernizimin e rezidencave qeveritare, të cilat aktualisht janë struktura të......

Paqëndrueshmëri në tregun valutor – Sa këmbehen sot monedhat e huaja?
Dollari amerikan ka regjistruar një rritje të lehtë këtë mëngjes në raport me një ditë me parë edhe pse vijon të jetë i paqëndrueshëm prej disa kohësh tashmë......

“Dollari amerikan pritet të bjerë me 9%” - Morgan Stanley parashikon forcimin e euros ndaj monedhës amerikane në 2026
Dollari amerikan do të bjerë në nivelet e regjistruara gjatë pandemisë Covid në mesin e vitit 2026, i goditur nga uljet e normave të interesit dhe......

Shqipëri-Greqi, partneritet për të ardhmen evropiane të përbashkët - “Integrimi, ekonomia dhe dialogu”, në qendër të vizitës zyrtare të ministrit Hasani
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, zhvilloi një vizitë zyrtare në Athinë, ku u prit nga Ministri i Jashtëm i Greqisë, George......

Kalon akti normativ, qeveria jep 10 mln euro për "“Machine Thinking Lab”!
Ministri i Financave, z. Petrit Malaj, prezantoi sot në komisionin parlamentar për Ekonominë dhe Financat akti normativ nr.3, datë 29.04.2025, “Për disa......

OECD tkurr parashikimin e rritjes globale - Lufta tregtare pritet të ngadalësojë ekonominë botërore
Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) reduktoi parashikimin e saj të rritjes ekonomike globale, duke përmendur ndikimin e një lufte......