Çfarë propozohet për qeverisjen vendore? - Haxhimali: Kemi kërkuar rritje të buxhetit nga 5-10%
Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka prezantuar një projekt - buxhet për pushtetin vendor përvitin 2025 si më poshtë: Për vitin 2025 buxheti vendor, sipas burimeve te financimit pritet te jete 89 miliard e 861 milion lekë ndërsa rreth 48.7% do të mbulohet nga të ardhurat e veta të bashkisë. Në një intervistë për Scan Tv, drejtori i Institutit për Bashkitë Shqiptare, Agron Haxhimali u shpreh se ky buxhet pritet të mbështesë më mirë njësitë vendore, të përmirësojë shërbimet për qytetarët dhe të inkurajojë autonominë financiare, por cilat ishin propozimet e Institutit për një qeverisje të mirë të pushtetit vendor?
“Qasja institucionale, buxheti duhet të organizohet më mirë me qëllim që të jetë më i arsyetueshëm, të jetë më i kuptueshëm, më i zbatueshëm që mos të krijojë idene që një bashki merr më shumë, një më pak. Ne kemi kërkuar rritje të buxhetit nga pesë deri në 10% kryesisht për shërbimet dhe funksionet e reja që kanë bashkitë. Kryesisht duhet të investohet në ato sektorë që janë më ekonomik, që prodhojnë ekonomi dhe që janë vërtetë prioritare kryesisht në zonat rurale.”
Sipas Haxhimalit, një tjetër propozim është dhe mënyra se si do të realizohen investimet e bashkive.
“Një tjetër propozim lidhet dhe me atë që është shumë debatueshme në fakt, me fondin e zhvillimeve të rajoneve që ka aftësi ekzekutuese Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Ky fond kontrollohet 100% nga qeveria ndërsa unë kam propozuar në emër të institutit dhe grupit të ekspertëve, që ky buxhet të dalë në raportin që 70% t’u shkojë bashkive që të investohet në infrastruktura dhe sektorë strategjik më prioritarë që ka bashkia, dhe 30% e këtij buxheti ta mbajë FSHZH dhe këtë mund ta përdori për projekte përtej bashkisë, për projekte me impakt rajonal.”
Ndërkohë pjesë e propozimeve është dhe një tjetër pikë ku theksohet se buxheti i planifikuar për performancën duhet të shkojë për bujqesinë pasi ky sektor jo vetem ka nevoja por dhe ndikon në ekonomi bujqësore dhe vende pune me shume se sa vlera e efektit konkurues.
Sondazh

Bitcoin thyen rekord - Rritet në 90 mijë dollarë me përkrahjen e administratës Trump!
Bitcoin u mblodh në kufirin e 90,000 dollarëve të martën, duke kaluar një valë euforie që nga zgjedhja e Donald Trump si president i SHBA-së, me pritshmëritë......

Bien çmimet e naftës teksa Trump sinjalizon rritjen e mbështetjes për më shumë shpime
Mbështetja e zëshme e Presidentit të zgjedhur Donald Trump për më shumë shpime në SHBA ka kontribuar në çmimet e paqëndrueshme të naftës, me çmimet e naftës......

Nënshkruhet marrëveshja për gazifikimin e Korçës - Balluku: Projekti do nis gjatë 2025 dhe dorëzohet në 2027
Kryeministri Edi Rama dhe Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku u takuan në Baku me presidentin e......

Emigrantët në Shqipëri, Elon Musk kritikon gjyqtarët - Reagimi krijon polemika në politikën italiane
Elon Musk ka bërë një deklaratë të fortë kundër gjyqtarëve të Gjykatës së Romës, të cilët pezulluan vendimin për dërgimin e emigrantëve të paligjshëm në......

133 mln euro për çipet fotonike - BE kërkon të forcojë pozitën në tregun e teknologjive të avancuara
Bashkimi Evropian do të investojë 133 milionë euro në prodhimin e gjysmëpërçuesve fotonikë në Holandë, si pjesë e një iniciative më të gjerë për zhvillimin e......

Cilat vende europiane mbështeten më shumë nga eksportet për në SHBA?
Pas fitores së tij, BE-ja tani po shqyrton opsionet e tij për të adresuar një tarifë të mundshme prej 10% për të gjitha mallrat e BE-së të eksportuara në......

Emrat/Kush janë ‘asët nën mëngë” të Trump - Nis përzgjedhja e anëtarëve të kabinetit të presidentit amerikan
Donald Trump ka filluar të formojë administratën e tij të ardhshme, duke emëruar Susie Ëiles si kryetare shtabi, ndërsa Marco Rubio pritet të jetë sekretar i......

Interesat e ulëta “çmendin” kërkesën për hua - Norma për kreditë hipotekare ra në 3.9%. Ulet edhe shkalla e refuzimit nga bankat
Interesat e kredisë së re në lekë, por edhe në euro, kanë shënuar ulje në tremujorin e tretë të vitit. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, interesat e......