Çfarë po ndodh me pikat e këmbimit valutor? - Rekord historik i heqjes së licencave nga Banka e Shqipërisë. 82 “u nxorrën” nga tregu në 2025

A ju ka bërë ndonjëherë përshtypje se sa shumë pika të këmbimit valutor ka në Shqipëri? Në kryeqytet për shembull, në çdo cep mund të gjesh me sy të lirë një zyrë për këmbimin e valutave të huaja dhe lekut shqiptar. Edhe statistikat e Bankës së Shqipërisë konfirmojnë të njëjtën gjë.
Aktualisht, në të gjithë vendin janë të shpërndara 597 pika të këmbimit valutor. Në 2025 rezultojnë të jenë shtuar më pak zyra se në 2024. Të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë se gjatë vitit të kaluar u licencuan vetëm 33 zyra të reja, që nënkupton se rritja vazhdon, por me ritme më të ngadalta se më parë, duke u rikthyer në nivelet e vitit 2021.

Paralelisht me rritjen më të vogël të tyre në krahasim me vitet e kaluara, kemi edhe një rekord historik të heqjes së licencave. Banka e Shqipërisë i ka hequr licencën 82 pikave të tilla, 57 më shumë se në 2024.
Arsyet që qëndrojnë pas kësaj janë kryesisht moszbatimi i detyrimeve ligjore dhe rregullatore lidhur me pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit. Në raportet e ardhshme të Bankës së Shqipërisë, pritet të publikohen edhe më tepër detaje mbi arsyet e revokimeve.

Pavarësisht revokimeve, pikat e këmbimit valutor në Shqipëri vijojnë të jenë të shumta. Dy prej faktorëve që ndikojnë në rritjen e tyre janë fluksi i turistëve të huaj, pasi ka kërkesë të lartë për këmbimin e monedhave të huaja me lek kur ata vizitojnë Shqipërinë, si dhe remitancat e emigrantëve shqiptarë, të cilat janë kryesisht në euro dhe shqiptarët brenda vendit i këmbejnë me lek, për shkak se shpenzimet e tyre janë në monedhën kombëtare.
Në rastin e turistëve të huaj, kjo kërkesë për pika të këmbimit valutor parashikohet të ulet edhe më tej, si rrjedhojë e shtimit të terminaleve POS nga bizneset shqiptare. Kjo nënkupton se ata nuk do kenë nevojë për para fizike për të kryer pagesa, pasi shumë prej bizneseve shqiptare do t’i ofrojnë atyre mundësinë e përdorimit të kartës.
Po për sa i takon shpërndarjes gjeografike?
Për shkak të përqendrimit më të madh të madh të popullsisë në kryeqytet, mbi 200 pika të këmbimit valutor gjenden vetëm në Tiranë.
Si ka nisur 2026 për pikat e këmbimit valutor?
Vetëm në dy muajt e parë të vitit janë dhënë 4 licenca të reja nga Banka e Shqipërisë dhe hequr vetëm një.

Nëse bëjmë një projeksion në të ardhmen, ku Shqipëria bëhet shtet anëtar i Bashkimit Evropian dhe më vonë futet në Eurozonë, duke adoptuar kështu euron si monedhë kombëtare, tregu i këmbimit valutor pritet të përjetojë një “tronditje”. Kjo për arsye se shumica prej këtyre zyrave operojnë kryesisht për këmbimin e euros në lek dhe e anasjellta.
Deri atëherë, ky treg do të vijojë “të lulëzojë”, por duke qenë gjithmonë “në shënjestër” të Bankës së Shqipërisë lidhur me zbatimin e rregulloreve për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, ashtu siç duhet të jetë.
Rritja e çmimit të naftës godet bujqësinë - Analiza/ Pritet shtrenjtim i produkteve dhe rënie e prodhimit
Rritja e çmimit të naftës po sjell pasoja negative mbi bujqësinë shqiptare, në periudhën më intensive të saj. Sipas analizës së fundit të bërë nga ALTAX,......
Çmimi i hekurit, rritje deri në 40% - Shoqata e Ndërtuesve paralajmëron shtrenjtim të apartamenteve
Pasiguria në tregjet ndërkombëtare dhe tensionet në Lindjen e Mesme kanë dhënë goditjen e parë direkte në ekonominë shqiptare. Ndonëse impakti nisi me......
Brezi i ri, larg garës për poste drejtuese - Raporti/ Një e treta e të rinjve po heqin dorë nga universiteti
Të rinjtë e brezave Gen Z dhe millennials po i kushtojnë gjithnjë e më shumë rëndësi zhvillimit profesional dhe balancës mes punës dhe jetës personale. Sipas......
Rama: Aeroporti i Tiranës ndër më të mëdhenjtë në Ballkan. Aeroporti i Vlorës në fazën përfundimtare
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se sektori aeroportual zë një vend të rëndësishëm në prioritetet e qeverisë për zhvillimin e infrastrukturës në vend. Në......
Qiratë shtrenjtuan kostot e jetesës në Shkurt/ Inflacioni arriti në 2.5%, niveli më i lartë që ka Korriku i vititi të shkuar
Instituti i Statistikave ka publikuar të dhënat për Indeksin e Çmimeve të Konsumit për muajin shkurt 2026, ku sipas tyre norma e inflacionit në këtë muaj......
Shqipëria, ndër liderët për gratë në qeveri/ 54% e posteve qeveritare mbahen nga gra, shumë mbi mesataren e BE-së
Eurostat ka publikuar disa të dhëna mbi përfaqësimin gjinor në politikë. Ajo që bie në sy është se pothuajse të gjitha shtetet kanë shënuar një rritje të......
Rama: I dimë me emra ata që po e luftojnë projektin e “Porto Romanos”. S’kam plan B veç BE-së
Në mbledhjen e Grupit Socialist, kryeministri Edi Rama tha se ndërtimi i portit të ri tregtar dhe ushtarak në Porto-Romano, parashikon krijimin e një zone të......
93.75 mln lekë për rrëshqitjen e Librazhd-Prrenjas/ Autoriteti Rrugor Shqiptar bën gati tenderin për rrugën alternative
Sistemimi i rrëshqitjes në aksin Librazhd - Prrenjas do të kushtojë 93.750.000 lekë. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka publikuar pranë Agjencisë së Prokurimit......


