Çfarë përmban programi i ri i kreditimit të bizneseve? - Nga normat e ulëta të interesit, te mbulimi i tyre me garanci shtetërore
Pavarësisht se bujqësia punëson rreth 1/3 e forcës punëtore të vendit dhe gjeneron rreth 20% të prodhimit kombëtar, bizneset e këtij sektori nuk kanë akses të mjaftueshëm në financim. Arsyet e aksesit të kufizuar në kredi janë kostoja relativisht e lartë e kredisë bankare, e cila lidhet me mungesën e historikut, të kolateralit dhe të ekspertizës financiare të bizneseve, elemente këto të cilat rritin çmimin e kredisë.
Programi i ri i Bankës së Shqipërisë synon të përmirësojë aksesin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në kredi, nëpërmjet uljes të kostos së fondeve të cilat bankat përdorin për kreditimin e tyre. Programi do të ketë një fond total prej 25 miliardë lekësh. Bankat tregtare do i marrin këto fonde me normë të ulët interesi nga Banka e Shqipërisë, të cilat do i përdorin më pas për të dhënë kredi sërish me normë të ulët interesi për bizneset e këtij sektori.
Programi është i orientuar drejt mbështetjes së investimeve që përfshijnë asetet fizike dhe platforma teknologjike, të cilat shërbejnë për të rritur kapacitetin prodhues ose efiçiencën operacionale të bizneseve në bujqësi, si dhe rifinancimin e kredive ekzistuese të cilat shërbejnë për investime në asete fizike ose platforma teknologjike.
Një bankë mund të japë maksimumi 25 milionë lekë kredi për një biznes në bujqësi. Sektori bankar mund të japë kredi për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në kuadër të këtij programi me një normë interesi vjetore jo më të madhe se 3.5% në vit, ky do të jetë tavani maksimal për kreditë e disbursuara.
Në rastin e garantimit të këtyre kredive me garanci shtetërore, të cilat mbulojnë 15 - 35% të rrezikut të kreditit, 35 - 55% të rrezikut të kreditit, dhe 55 – 75% të rrezikut të kreditit, tavanet e çmimit të kredisë do të shkojnë respektivisht në 3%, 2.5% dhe 2% për pjesën e mbetur të programit.
Sondazh

BE “studion” masat kundër Trump - Çfarë po planifikon blloku si përgjigje ndaj tarifave të mundshme?
Bashkimi Evropian po studion mënyrat si mund t'u përgjigjet tarifave të mundshme të administratës Trump. Dëshira e 27 shteteve është të gjejë një formë......

Çfarë përfitimesh sjell shtyrja e ligjit të investitorëve strategjikë? - Investimet priten në mbi 2.7 miliardë euro. Hapen rreth 24 mijë vende pune
Kuvendi, ka miratuar deri më 31 dhjetor 2026 shtyrjen e afatit për përfitimin e statusit “Investitor strategjik, procedurë e asistuar veçantë”. Përfitimi i......

Garanci sovrane dhe program kreditimi për NVM-të - Banka e Shqipërisë dhe qeveria bëhen bashkë për të mbështetur bujqësinë
Me qëllim rritjen e kreditimit ndaj sektorit të bujqësisë, Banka e Shqipërisë dhe qeveria do të ofrojnë dy instrumente financimi për ndërmarrjet e vogla dhe......

“Shitjet globale të çipeve do të rriten me 13%” - Rritja e kërkesës për “IA” tejkaloi vështirësitë që pati tregu në 2023
Rritja e kërkesës për inteligjencë artificiale dhe tregu i qëndrueshëm i automobilave do të ndihmojnë në rikthimin e shitjeve globale të çipeve këtë vit,......

Cili qark ishte më “kursimtari” një vit më parë? Lezhianët, rreth 47 mln euro më shumë në bankë. Korçarët, 9 mln euro më pak
Referuar publikimit të Bankës së Shqipërisë për depozitat bankare, “Scan Intel” ka kryer një analizë të detajuar për të kuptuar se cilat qarqe të vendit kanë......

Rama: Linjë e re financimi mes BSH dhe garancisë sovrane të qeverisë!
Kryeministri Edi Rama: “Programi i Bankës së Shqipërisë prej 250 milionë eurosh për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme do të ndihmojë shumë në rritjen e......

Trafiku nën vëzhgim me sistem të ri monitorimi - Eksperti: Informacion në kohë reale, më shumë lëvizje të lira
Një udhëzim i ri është botuar në Fletoren Zyrtare për informacionin në kohë reale mbi trafikun në vend. Pas hyrjes në fuqi të këtij vendimi, ARRSH duhet që......

Denaj: Garanci sovrane për NVM-të në bujqësi
Po zhvillohet në Tiranë tryeza e diskutimit me temë “Kreditimi i Sektorit Bujqësor: Identifikimi i rrugëve dhe krijimi i instrumenteve për një progres......