Çfarë përmban paketa e “Paqes Fiskale”? - Tatimet nisin punën, futet në “lojë” Inteligjenca Artificiale
Administrata tatimore ka filluar punën për vlerësimin e implementimit të ashtuquajturës paketa e “paqes fiskale” .
Por çfarë është paketa e “paqes fiskale”
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve sqaron se paqja fiskale do të jetë një marrëveshje midis Administratës tatimore dhe bizneseve e gjeneruar me ndihmën e Inteligjencës Artificiale, e cila shmang kontrollet tatimore, përmirëson klimën e biznesit, por nga ana tjetër garanton mbledhjen e detyrimeve tatimore.
Tatimet sqarojnë se në gjenerimin e kësaj marrëveshjeje do të merren parasysh: ecuria e ekonomisë; faktorë të tjerë specifik të bizneseve dhe algoritma të gjeneruar nga Inteligjenca Artificiale.
Qëllimi i kësaj pakete është një taksim më i drejtë dhe transparent për bizneset.
Kjo paketë u prezantua një ditë më parë nga qeveria, me argumentin se do të përdoret për të luftuar informalitetin në ekonomi, sidomos në sektorë si turizmi, ku ky fenomen është edhe më i lartë.
Në prezantimin e bërë një ditë më parë u shpjegua se “Paqja Fiskale” ka tre komponentë kryesorë. I pari është tatimi i dakordësuar mbi fitimin.
Komponenti i dytë është rishikimi i pasqyrave financiare, dhe i treti është falja e detyrimeve tatimore dhe kamatëvonesave. Në kuadër të kësaj pakete, biznesi do të përjashtohet nga kontrolli tatimor gjatë periudhës së marrëveshjes. Bizneseve do t’u jepet mundësi që të paguajnë detyrimin e plotë, për të përfituar faljen e gjobave dhe kamatëvonesave.
Sondazh

Sekuestrohen dhe konfiskohen 65.5 mln euro pasuri - Nga pronat, kuotat tregtare dhe deri tek kriptovalutat
Në vijim të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, Prokuroria e Posaçme ka arritur të sekuestrojë dhe të konfiskojë gjatë vitit 2024 një......

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan pas një jave negative dhe vazhdimisht në rënie e ka mbyllur këtë periudhë pozitivisht duke fituar pikë nga dita e djeshme teksa është blerë......

Si do fuqizohet forca ajrore e Shqipërisë?-74-vjetori i Aviacionit Ushtarak, Vengu: E nisim me kapitalin njerëzor
Në ceremoninë e 74 – vjetorit të Aviacionit Ushtarak shqiptar, ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu njoftoi qëllimet dhe veprimet konkrete të qeverisë për......

SHBA “subvencionon” Kanadanë me 200 mld USD/vit - Trump kërcënon me rritje tarifash para zgjedhjeve kanadeze
Disa ditë para zgjedhjeve federale dhe pas më shumë se një jave pa komentuar për Kanadanë, Presidenti amerikan Donald Trump rishfaqi retorikën e tij të......

“Mes Semanit e Vjosës”, zbardhen detajet e projektit - Balluku: Projekt inovator, me rëndësi për zhvillimin ekonomik të zonës
Gjatë një dëgjese për projektin “Mes Semanit e Vjosës, u prezantuan detajet si dhe masterplani i këtij projekti. Në fjalën e saj zv.kryeministrja, njëherësh......

Shpërndahen 100% zarfet zgjedhore në Diasporë - Celibashi: Në Vorë dhe njësinë 10 në Tiranë, nis testimi i votimit elektronik
Ka përfunduar dorëzimi i 100% i zarfeve zgjedhore për të gjithë ata emigrantë që punojnë dhe jetojnë jashtë Shqipërisë, por duan të marrin pjesë përmes votës......

“Borxhi global, 100% e PBB-së në fund të dekadës” - Sipas FMN-së, presionet e tarifave do ta nxisin përtej niveleve të pandemisë
Presionet ekonomike nga tarifat e reja të larta të SHBA-së do ta shtyjnë borxhin publik global mbi nivelet e epokës së pandemisë, në gati 100% të PBB-së......

Taksat mjedisore, 60.5 mld lekë në arkën e shtetit/ Pjesën më të madhe të të ardhurave e përbënin taksat mbi energjinë
Gjatë vitit 2023, të ardhurat nga taksat mjedisore në Shqipëri arritën në 60.5 miliardë lekë, duke shënuar një rritje prej 9.03% krahasuar me vitin 2022. Të......