Çfarë përmban paketa 550 milionë euro për bujqësinë? - Strategjia/ Ngrihet qendra rajonale e inovacionit në ushqim

Bujqësia shqiptare dhe zhvillimi rural pritet të përfitojnë rreth 400 milionë euro periudhën 2025 – 2030 në prioritetin “Zinxhir Ushqimor i Shëndetshëm dhe i Qëndrueshëm” si dhe rreth 150 milionë euro për masa të tjera që lidhen me agroturizmin, edukimin/trajnimin, kërkimin dhe inovacionin etj, duke rezultuar sektori më i financuar në Strategjinë Kombëtare të Specializimit Inteligjent, S3, ku inovacioni është konsideruar një vlerë e madhe e shtuar për ekonominë e vendit.
Në programin e politikave prioritare 2027–2029, inovacioni në sektorin e bujqësisë dhe zhvillimit rural zë një vend të rëndësishëm dhe kryesor në S3 me objektiv kryesor: Transformimin e sektorit bujqësor për të ofruar ushqim të shëndetshëm, duke u përqendruar në zhvillimin e një zinxhiri ushqimor të qëndrueshëm, të bazuar në traditë, si dhe në nxitjen e shtimit të vlerës dhe rritjes së konkurrueshmërisë në treg. Konkretisht synohet hapja e qendrës rajonale të inovacionit të “EIT Food” dhe ngritja e laboratorëve të certifikuar në nivel kombëtar, një iniciativë me impakt të rëndësishëm në sektor. Objektiva të tjerë janë bujqësia e qëndrueshme dhe certifikimi; Rritja e qëndrueshmërisë ekonomike të fermave për t’u përballur me sfidat aktuale dhe të ardhshme (p.sh. ndryshimet klimatike), përmes uljes së kostove, prodhimit të qëndrueshëm dhe certifikimit; Përpunimi i ushqimit dhe produktet me vlerë të shtuar; Peshkimi dhe akuakultura e qëndrueshme; Prodhimi i bimëve mjekësore dhe aromatike, vajrave dhe ekstrakteve dhe Forcimi i agroturizmit dhe zhvillimit të biznesit në zonat rurale.
Në funksion të këtij vizioni mbështetet adresimi i sfidave kryesore ekonomike, mjedisore dhe sociale për të përmirësuar mundësitë për zhvillimin e bujqësisë, peshkimit dhe biznesit në zonat rurale, duke i kushtuar vëmendje të veçantë barazisë gjinore dhe tërheqjes së fermerëve dhe sipërmarrësve të rinj, për të përmbushur prioritetet e politikave të sektorit dhe ambiciet e procesit të akreditimit të BE-së.
Bujqësia kontribuon në 15.45% të prodhimit të brendshëm bruto dhe punëson 36.7% të fuqisë punëtore në vend. Agropërpunimi është rritur ndjeshëm gjatë 10 vjetëve të fundit, duke arritur në 24.4% të xhiros totale të bujqësisë.
Energjia e gjelbër, prioritet kyç deri në 2029 - Përmbushje e 6 reformave për të përfituar 127.8 mln euro nga BE
Energjia dhe tranzicioni i gjelbër është një nga shtyllat kryesore të reformave, e parashikuar në Dokumentin e Politikave Prioritare 2027 – 2029. Sipas......
SHBA heq sanksionet ndaj kompanisë serbe të naftës NIS - Pritet të importojë më shumë naftë bruto deri më 17 prill
Departamenti i Thesarit i SHBA-së ka zgjatur heqjen e sanksioneve për kompaninë serbe NIS në pronësi ruse deri më 17 prill, duke i dhënë vendit ballkanik më......
Spanja ul TVSH për karburantin - Nga 21% në 10% për të “zbutur” çmimet
Spanja uli Tatimin mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) mbi produktet hidrokarbure në 10% nga 21%, si pjesë e masave për të zbutur goditjen ekonomike nga konflikti në......
“Punoni nga shtëpia, shmangni udhëtimet ajrore”! - Këshillat për kursime nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA), e cila këtë muaj ra dakord për një lirim rekord të naftës nga rezervat strategjike për t'u përballur me efektet e......
SHBA armatos vendet e Gjirit Persik - Trump përdor fuqitë e emergjencës me 23 miliardë dollarë
Administrata Trump ka vazhduar me shitjen e armëve me vlerë rreth 23 miliardë dollarë për tre vende të Gjirit, duke lëvizur për të forcuar mbrojtjen e tyre,......
Deklaratat e Bessent ulin naftën - Aleatët kërkojnë të rrisin furnizimin dhe të çlirojnë Ngushticën e Hormuzit
Çmimet e naftës ranë të premten, ndërsa vendet kryesore evropiane dhe Japonia ofruan të bashkohen në përpjekjet për të siguruar kalim të sigurt për anijet......
Qeveria miraton vendimet për “Paketën e Maleve”, 103 zona zhvillimi me përparësi në 9 bashki
Në Mbledhjen e sotme Qeveria ka miratuar zonat me zhvillim prioritar për Paketën e Maleve. Sipas vendimeve përkatëse në këto zona janë të përcaktuara......
Plotësohet Këshilli Mbikqyrës i BSH, Olta Rushaj propozimi i fundit i qeverisë
Në mbledhjen e tij të sotme Këshillimi i ministrave ka propozuar kandidaturën e znj. Olta Rushaj për anëtare të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.......


