Çfarë përfitojnë bizneset kur japin pagë të 13-të? - Xhihani: Stafi i motivuar, sipërmarrje e qëndrueshme

Në shumë vende paga e 13-të është kthyer në një traditë të konsoliduar, ndërsa në Shqipëri ajo mbetet më tepër një praktikë vullnetare.
Vetëm një pjesë e bizneseve e aplikojnë, kryesisht si shenjë vlerësimi për punonjësit dhe jo si detyrim. Por sa e rrënjosur është kjo kulturë në bizneset shqiptare dhe çfarë tregon ajo për marrëdhënien mes punëdhënësit dhe punëmarrësit?
Arbër Xhihani Ekspert Punësimi:
“Në bizneset shqiptare, në fakt është një kulturë e re e cila është futur rishtazi, pra nuk ka qenë një eksperiencë apo një element i shtuar i marrëdhënies së punëismit. Marëdhënies kontraktuale të punësimit, në vitet e kaluara. Por duke parë tashmë vështirësitë që bizneset po hasin për joshjen apo për suportimin e burimeve njerëzore, atëherë janë menduar edhe bonuse të fundivitit apo edhe rroga të 13-ta. Pavarëissht se kjo e fundit është shumë më e ulët sesa kompanitë që praktikojnë bonusin e fundvitit."
Por përtej përfitimit për punonjësit, çfarë fitojnë realisht bizneset kur vendosin ta aplikojnë këtë shpërblim?
“Nëse do ta rilidhim sërish me vështirësinë për të gjetur, apo përmbushur vakancat që kanë bizneset përsa i përket burimeve njerëzore, normalisht që është një stimul jo i pakët, në llogaritjen e sigurisë të qëndrimit, apo afatit të kontraktimit të punonjësve në një shtrirje kohore. Sepse një punonjës i vlerësuar dhe nëfund të fundit, i suportuar financiarisht nuk ka pse të largohet nga ndërmarrja, apo sipërmarrja që praktikon pagën e 13-të. Por nëse do ta lidhim me aktivitetin apo me performancën e punonjësit ndër vite, apo gjatë kohës së kontraktimit, atëhere mendoj se është një kosto e shtuar për sipërmarrjen, pasi nuk lidhet drejtpërdrejtë me produktivitetin, apo me performancën e punonjësit, por është një shpërblim në fund të vitit. E kundërta do ishte, nëse do ishte një bonus i lidhur pas me atë çka punëmarrësi ka performuar gjatë vitit dhe është shpërblyer në fund të vitit.”
Ndërsa për punonjësit rroga e 13-të është një ndihmë e drejtpërdrejtë financiare, për bizneset ajo mbetet një strategji për të ndërtuar besim, stabilitet dhe performancë në kohë.
Të huajt po vërshojnë me investime në Shqipëri - BSH: Tre sektorë përthithin 65% të tyre. Rekord historik në tremujorin e tretë
Të huajt dhe shtetasit e tjerë jo-rezidentë kanë investuar rreth 1.2 miliardë euro në Shqipëri. Sipas të dhënave të Bankës Qendrore, investimet e huaja......
Sektori i teknologjisë largohet nga Izraeli? - Raporti: Rritet numri i punonjësve, që synojnë zhvendosjen jashtë vendit
Kërkesat për t'u zhvendosur jashtë vendit nga izraelitët që punojnë në kompani shumëkombëshe që operojnë në Izrael u rritën vitin e kaluar si reagim ndaj......
Zvarritjet e ligjit të rivlerësimit të pasurive - NAREA kërkon dekretim të menjëhershëm
Shoqata Kombëtare e Agjentëve të Pasurive të Paluajtshme, NAREA, ngre shqetësimin për zvarritjen e procesit të dekretimit të Ligjit “Për Rivlerësimin e......
Rritje e përgjithshme në tregun valutor – Forcohen monedhat kryesore!
Dollari amerikan e ka nisur këtë javë pozitivisht duke regjistruar rritje gjatë fundjavës teksa është blerë këtë të hënë me 80.7 lekë dhe është shitur me......
Bullgarët të ndarë për euron - Nga 1 janari zyrtarizohet monedha e përbashkët evropiane
Ndërsa Bullgaria përgatitet për zyrtarizimin e euros më 1 janar, opinioni publik mbetet i ndarë mbi implikimet e bashkimit me monedhën e vetme. Ndërsa disa......
260 mijë certifikata pronësie të lëshuara në 2025 - ASHK: Shërbimi elektronik u vjen në ndihmë qytetarëve
Agjencia Shtetërore e Kadastrës bëri të ditur se janë dhënë mbi 260 mijë certifikata pronësie gjatë vitit 2025. Ky numër shënon një rritje prej 53% krahasuar......
Më pranë fundit të luftës në Ukrainë? - Trump takohet me Zelenskiy. “Janë të gjitha kushtet për një marrëveshje”
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy u takua me Presidentin e SHBA-së Donald Trump, duke shpresuar të hartonte një plan për t'i dhënë fund luftës në......
Turbina e parë në botë me gaz dhe hidrogjen - Me kapacitet 30 MW nis prodhimin në veri të Kinës
Turbina me gaz Jupiter I e zhvilluar në Kinë, e para në botë me gaz dhe hidrogjen të pastër me kapacitet 30 MW, ka nisur prodhimin e energjisë në Rajonin......





