Shqipëria Postuar më 27 Janar 2025, 13:52

Çfarë përfitojmë nga Banka e Zhvillimit? - Zefi: Depozitat me norma më të ulëta interesi, por shkallë më të lartë sigurie

Nga Ledina Elezi

Çfarë përfitojmë nga Banka e Zhvillimit? - Zefi: Depozitat

Banka Shqiptare e Zhvillimit, përveçse do të mbështesë me financim ndërmarrjet shqiptare dhe do të zhvillojë projekte strategjike, Banka do të ofrojë gjithashtu mundësi që qytetarët të investojnë paratë e tyre.

Në një intervistë për Televizonin Scan, pedagogu Altin Zefi, tha se depozitat në Bankën e Zhvillimit do të kenë norma më të ulëta interesi, por një shkallë sigurie më të lartë se në bankat tregtare.

“Një qytetar që ka kursime, që të mos i mbajë në shtëpi, ku është e rrezikshme, të shkojë pranë Postës Shqiptare, të dorëzojë paratë në llogarinë e tyre bankare në Bankën e Zhvillimit, të marrë një normë kthimi që do jetë e ulët, por gjithsesi siguria do të jetë shumë e lartë, sepse shteti shqiptar është ai që i garanton këto depozita.”

Banka të këtij lloji ekzistojnë në shumë vende të tjera të rajonit dhe Evropës. Megjithatë, kjo nuk e zbeh riskun e falimentimit, siç ka ndodhur në rastin e Bankës së Zhvillimit të Serbisë.

“Banka e Zhvillimit nuk është e pambrojtur nga risqet. Mund të përmendim rastin e Serbisë për shembull. Ajo u formua në 2012, por vetëm 3 vite mbylli dyert e saj dhe shpalli falimentin, për shkak të projekteve që u financuan me ndërhyrje politike”, u shpreh Zefi.

Themelimi i Bankës së Zhvillimit ndjek modelet e një sërë vendesh evropiane në krijimin e një institucioni financiar promovues që synon të lehtësojë qasjen në financë për sektorë të nënfinancuar.

 

 

Live TV

Të fundit
30 Nëntor

...

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

30 Nëntor

...