Shqipëria Postuar më 6 Shkurt 2025, 13:15

Çfarë përfitimesh sjell shtyrja e ligjit të investitorëve strategjikë? - Investimet priten në mbi 2.7 miliardë euro. Hapen rreth 24 mijë vende pune

Nga Diamila Leka

Çfarë përfitimesh sjell shtyrja e ligjit të

Kuvendi, ka miratuar deri më 31 dhjetor 2026 shtyrjen e afatit për përfitimin e statusit “Investitor strategjik, procedurë e asistuar veçantë”.

Përfitimi i këtij ligji nis nga monitorimi më i rreptë i projekteve për më shumë siguri dhe zbatim. Gjithashtu, do të ketë një kuadër ligjor më të rreptë të projekteve për më shumë siguri dhe zbatim ndërkohë dhe mbështetje për investorët e huaj dhe vendas.

Ndërkohë, efekti ekonomik i cili është parashikuar që do të sjellë ky ligj, nis që nga investimet e pritshme në mbi 2.7 miliardë euro. Por, invetimet e reja, krijojnë dhe hapësira për vende pune ndërkohë, parashikohet që do të krijohen mbi 24 mijë vende të reja pune. Nga ana tjetër, ajo që pritet janë 2 miliardë euro fluks investimesh të huaja direkte.

Por cilët janë sektorët prioritarë?

Sipas ligjit, turizmi zë 75% të vlerës së investimeve strategjike të cilat vijnë nga investitorët e huaj. Ndërkohë, një nga sektorët të cilët konsiderohen prioritarë është ai i energjisë dhe infrastrukturës, ku priten mbështetje për projekte innovative dhe të qëndrueshme.

Ky ligj pritet që të krijojë një klimë më të favrshme për investitorët, por gjithashtu dhe të përforcojë perspektivat e zhvillimit ekonomik të vendit.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat