Çfarë ofron “afterschool”? - Klube artistike, kompeticione dhe trajnues me eksperiencë

Programi “Pas Shkolle” nuk do të shërbejë vetëm për qëndrimin e nxënësve në shkollë përtej orarit mësimor, por do t’u krijojë atyre mundësi për të zhvilluar talentet dhe aftësitë krijuese.
Krahas mbështetjes për kryerjen e detyrave, programi do të ofrojë pesë klube, atë të teatrit, artit pamor, kërcimit dhe klubit të zejeve dhe punimeve artizanale. Në përfundim të programit, nxënësit do të kenë mundësi të marrin pjesë në kompeticione kombëtare, ku do të vënë në provë aftësitë e fituara gjatë zhvillimit të klubeve.
“Shkolla nuk mund të jetë gjithmonë vetëm mësime, një vend ku ne kemi kërkesa dhe provime, por është shumë e rëndësishme që ky moment pas shkolle të tregojë një vlerë, të japë një ndjesi tjetër dhe pse jo, të zbulojë dhe të zhvillojë fëmijën në aspekte shumë herë më të gjera. Ministria po shikon dhe do të bëjë të mundur disa festival, ose kompeticione kombëtare në mënyrë që të gjithë aktorët tanë do të kenë një finalizim, atë të prekjes së skenës, qofshin ato artistike, por edhe garuese në fund të fundit, sepse nxit dhe motivon”.
Për të zhvilluar të gjitha këto aftësi tek nxënësit, do të rekrutohen edhe trajnues nga jashtë usistemit, ku përfshihen edhe artistë me eksperiencë kombëtare, apo ndërkombëtare.
“Nuk do të jenë vetëm mësuesit e sistemit, apo mësuesit në portalin ‘Mësues për Shqipërinë’, por do të bëjë të mundur edhe pë rata mësues që sapo kanë dalë në pension, por që vazhdojnë të kenë energji dhe një dedikim të vlerësuar nga sistemi. Por, jo vetëm kaq, të gjithë profesionistët të cilët janë diplomuar në fushat përkatëse që I dedikohen programeve, do të jenë të mirëpritur që të aplikojnë dhe të japin kontributin e tyre. Jo vetëm si artistë të skenës, apo institucioneve të tjera vendore apo qendrore, apo artistë të lirë, të cilët natyrisht me përvojën e tyre, ekspozitat, koncertet, të gjithë aktivitetin e tyre mund ta kenë pasur brenda apo jashtë vendit, të përfshihen. Kjo kërkon një armatë të madhe të gjithë trajnuesve që do I atashohen programit”, thotë Duro.
Përmes këtij bashkëpunimi, synohet që shkollat të shndërrohen në hapësira ku nxënësit jo vetëm mësojnë, por edhe zbulojnë e zhvillojnë talentet e tyre.
Kina, laboratori i ri i botës - Robotë, IA dhe fabrika të automatizuara tërheqin biznesin global
Kina po kthehet në një destinacion të ri për investitorët dhe drejtuesit e kompanive që duan të shohin nga afër teknologjitë që po ndryshojnë industrinë. Në......
SHBA, alarm për rreziqet e IA - Paralajmërimet për zhdukjen e njerëzimit shtojnë presionin për rregulla të reja
Shqetësimet për rreziqet e inteligjencës artificiale po shtohen në SHBA, pasi studiues të sigurisë së IA paralajmërojnë se zhvillimi i shpejtë i teknologjisë......
40 zjarre në 24 orë, flakët ende aktive - Dajti, Dibra, Shkodra e Mallakastra mbeten në fokus të ndërhyrjeve
40 vatra zjarri janë raportuar në territorin e vendit gjatë 24 orëve të fundit. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, 6 vatra vijojnë aktive, 9 janë nën mbikëqyrje,......
Demo, ministër i Brendshëm - Zëvendëson Lamallarin. Çështjet e pushtetit vendor, nën të njëjtën strukturë
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar një ndryshim në drejtimin e Ministrisë së Brendshme. Besfort Lamallari largohet nga drejtimi i ministrisë, ndërsa në vend......
260 mln euro për energjinë - Kroacia miraton paketën për të frenuar rritjen e faturave për familjet dhe bizneset
Qeveria e Kroacisë ka miratuar një paketë masash me vlerë 260 milionë euro, me synim zbutjen e ndikimit të rritjes së çmimeve të energjisë, të nxitur nga......
Inflacioni në Kosovë, 7.3% - Transporti dhe energjia kryesojnë rritjen e çmimeve në gusht
Çmimet e konsumit në Kosovë janë rritur ndjeshëm gjatë muajit gusht, duke shënuar një rritje vjetore prej 7,3%, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të......
Hidrogjeni kalon 130 mld Usd - Investimet rriten, por kostot mbeten pengesë
Investimet globale në projekte të hidrogjenit të pastër kanë kaluar shifrën e 130 miliardë dollarëve, teksa qeveritë po e shohin gjithnjë e më shumë këtë......
Lufta rikthen qymyrin - Kërkesa globale pritet të arrijë rekord në vitin 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme po ndryshon edhe tregun global të energjisë. Kërkesa për qymyr pritet të rritet me 1.2% gjatë vitit 2026, duke arritur në një......

